Makineritë e reja të pastrimit të kompanisë publike “Eco Tirana” janë vënë në punë për të pastruar çdo cep të kryeqytetit. Kryebashkiaku Erion Veliaj ndoqi nga afër aksionin e pastrimit në një pikë të Tiranës, gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm.
Veliaj shprehet se punonjësit e kompanisë “Eco Tirana” nuk lodhen duke pastruar qytetin nga orët e para të mëngjesit deri në orët e vona të mbrëmjes.
“Ende pa gdhirë, doja të falenderoja kolegët e kompanisë publike “Eco Tirana” , që nuk lodhen së pastruari qytetin nga orët e para të mëngjesit deri në orët e vona të mbrëmjes. Na ndiq në këtë video të shkurtër për të parë se çfarë pune bëhet me ndihmën e mjeteve dhe makinerive të reja të shërbimit të pastrimit”, shkruan Veliaj.
Një nga punonjësit e kompanisë së pastrimit iu drejtua me një apel qytetarëve, që nëse kanë një pajisje të madhe shtëpiake për ta hedhur, duhet të njoftojnë kompaninë e tyre, e cila do t’ua marrë në banesë pa asnjë kosto.
“Nëse kanë një divan, një lavatriçe ose ndonjë gjë tjetër për të hedhur. Ne kemi mjete që e largojnë direkt, pa pagesë. Por që i kemi falas” u shpreh ai.