Kronikë

Veliaj inspekton punimet në Bovillë: Do furnizojë 24 orë me ujë Tiranën, përfiton edhe Kamza

25 Gusht 2021, 13:48| Përditesimi: 25 Gusht 2021, 14:04

  • Share

TIRANË- Kryebashkiaku Erion Veliaj ka inspektuar nisjen e fazës së dytë të punimeve në impiantin e Bovillës. Në fjalën e tij, Veliaj tha se ky investim do të mundësojë furnizimin me ujë të qytetit të Tiranës për 24 orë.

“Lajmi i mirë për qytetarët është se fillojmë investimin e fundit të madh, që jo vetëm 70% e Tiranës të ketë furnizim 24 orë, por 100% e Tiranës të furnizohet me ujë. Në këto 2 vite do të kemi një mega-kantier këtu, do të dyfishohet edhe filtrimi, pra sa ujë mund të futet në rrjet me cilësi, sigurisht edhe dyfishimin e depozitës. Në momentin që dyfishohet depozita do të kemi edhe një shtesë të presionit të ujit. Pas kësaj çlirohemi nga investimet makro dhe kalojmë në investimet kapilare, në çdo lagje”, tha Veliaj.

Sakaq, kryebashkiaku bëri me dije se nga ky investim do të përfitojnë gjithashtu qytetarët që jetojnë në bashkinë Kamëz.

“Më vjen mirë që një pjesë e furnizimeve do jetë edhe për gjithë qytetarët e Kamzës, do të shkojë për ta. Ujësjellësi i Kamzës nuk ka fuqi ekonomike të ujësjellësit të Tiranës, kështu që më vjen shumë mirë që ky është një investim nga i cili do përfitojnë edhe qytetarët e Kamzës. Ne po rritemi në një simbiozë ku në të dyja anët e Lumit të Tiranës, si Tirana dhe Kamza”, nënvizoi ai.

I pranishëm gjatë inspektimeve ishte edhe drejtori i Ujësjellës Kanalizimeve të Tiranës, Elton Kacidhja, i cili tha se afati për përfundimin e këtyre punimeve është 24 muaj, por nëse vijohet me ritëm të shpejtë, puna mund të mbarojë përpara afatit të përcaktuar.

“Shpresojmë që në një kohë të shpejtë ta kemi në funksion impiantin, ndërkohë Tirana të ketë mundësi që në të gjithë pjesët e saj të shkojë drejt 100% dhe të ketë ujë 24 orë”, tha Kacidhja.

Projeki në Bovillë

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?