Veliaj inspekton në Kombinat: Në 2025 mbyllim rindërtimin! E zhbllokuam nga gjyqet e Monës dhe Likes, kanë 0 shans të rrëzojnë bashkinë

13 Prill, 13:01| Përditesimi: 13 Prill, 14:37

  • Share

Për kryebashkiakun Erion Veliaj, lagjja e re që po rindërtohet në Kombinat pas tërmetit të 26 nëntorit 2019, do të ishte përfunduar më herët nëse politika nuk do të kishte zgjedhur rrugën e bllokimit.

‘1 vit e gjysëm qëkur u zhbllokuan gjyqet nga partitë – kur lejohemi bëjmë gjëra të mrekullueshme dhe shpejt, në Itali akoma ka njerëz në kontejner…në këtë zonë ku kemi pas bllokimet më të mëdha, në kombinat LSI, te 5 maji, PD, atje me dhunë këtu e Monës dhe Likes e bllokimit me gjyqtarë pa Vetting favoret e fundit për politikën e vjetër. 20 gjyqet e Likes dhe Monës’.

Një koment qytetari i parë i Tiranës e dha edhe mbi protestën që mbështetës të Sali Berishës dhe Ilir Metës mbajtën para bashkisë për dorëheqjen e tij.

‘Kur shihni Metën që puth duart e atyre që bllokuan punimet, jargët e Metës do thahen, këto do mbeten. …Kanë zero shans të rrëzojnë bashkinë se është votuar të shërbejë jo të jetë perfekte. Kush s’bën punë por vetëm bllokim për interesa të vegjël e kanë vilën me 12 banjo për macet ne duam të bëjmë shtëpi për njerëzit..’

Me gjithë bllokimet e politikës, Veliaj tha se 2025-a do të jetë viti kur do t’i jepet fund rindërtimit.

‘Na duhet që të shkojmë te mbi 1 mijë apartamente për ta mbyllur përfundimisht historinë e tërmetit dhe për t’u siguruar që viti buxhetor 2024-2025 është viti kur ne i japim fund një prej dramave më të mëdha, të cilën nuk e shkaktoi qeveria e bashkia, por natyra’.

Banorët do të mund të futen në apartamentet e lagjes së re të Kombinatit pasi të hidhet shorti për zgjedhjen e shtëpive, njësoj siç u bë tek 5 maji.

G.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Angelo: 13/04/2024 23:13

    Bravo lali Eri

    Përgjigju
  • Ela: 13/04/2024 20:21

    Je njesoj si ata per te cilet komenton, mos me keq madje. Turp te kesh. Je si portreti I Dorian Gray

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?