Veliaj ironizon Bashën: Për të gjithë ka qenë një ditë me diell, por për Lulin akoma ka shi e përmbytje

15 Janar 2021, 18:46| Përditesimi: 15 Janar 2021, 18:48

  • Share

Me përmirësimin e motit dhe ndalimin e reshjeve të shiut, situata e krijuar nga përmbytjet në vend është përmirësuar. Madje, moti i kthjellët i kësaj të premte ka bërë që të mos ndihen temperaturat e ulëta që kanë përfshirë vendin tonë. Ndonëse këto përmirësime janë të dukshme, kreu i opozitës Lulzim Basha vijon të flasë për përmbytjet, dhe jo t’i përgjigjet akuzave të bëra ndaj tij për dy vilat dhuratë nga oligarkët. Përmes një postimi në “Twitter”, kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj nuk ka kursyer ironinë ndaj kryedemokratit Basha, duke u shprehur se moti është hapur, ndërsa ai sheh ende shi e përmbytje.

“Moti ka filluar të hapet dhe toka të thahet. Për të gjithë ka qenë një ditë e mbarë me diell, por për Lulin akoma ka shi, vranësira, përmbytje. Është rast i pa shpresë tamam si ajo shprehja: “As valët, as stuhitë, por vetë plot zell e fundoste anijen e tij", shkruan Veliaj.

 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?