Veliaj ironizon takimin e Bashës me taksistët: Del të takojë kushërinjtë e gruas se ka alergji nga populli

7 Tetor 2020, 20:59| Përditesimi: 7 Tetor 2020, 21:03

  • Share

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka ironizuar sot takimet që Lulzim Basha zhvilloi në mëngjes me taksistët e Tiranës, të cilët në fakt rezultuan se ishin as më pak e as më shumë se të afërm dhe familjarë të bashkëshortes së tij.

Duke folur në asamblenë socialiste të Njësisë 4, Veliaj theksoi se Basha ka alergji të rrijë me qytetarët e thjeshtë.  

“Ju duhet të flisni me çunat dhe gocat e PD-s dhe ju duhet t’i kujtoni që nuk kanë folur kurrë për ta. Luli dhe kur del të takojë njerëz takon kushërinjtë se ka alergji nga populli. Nuk rri dot ai me popull që se njeh, po nuk ishin fisi i gruas ai nuk rri dot.  Ne e kemi mundësinë se 99.99% e njerëzve nuk janë fisi i gruas së tij, madje edhe ata e dinë që ne shërbejmë më mirë kështu që duhet të flisni me ata të PD-s”, tha Veliaj.

Ai nënvizoi se PD do të mbajë peng vendin për interesa të dy familjeve.

“Një plak 80-vjeç do të mbaj vendin peng për vetëm një djalë të tij që quhet Shkëlzeni. Ndërkohë që 99.99% e të tjerëve nuk kanë hedhur njerëz në erë, 99.99% e të tjerëve nuk kanë vrarë njerëzit me plumba në mish në bulevard. Ku është i përfaqësuar një njeri tek e djathta? Tek një parti që nuk do t’ia dijë një njeri përveçse tek dy familje, dy familjeve, pasurimin e njërës familje siç është familja e kunatit dhe shpëtimin nga burgu të një familje tjetër, po përjashto këto dy familje 265 mijë familje të tjera të Tiranës kanë çuna dhe goca që duken si ju, që flasin si ju, që ëndërrojnë si ju, që mësojnë si ju që nuk shkojnë dhe hapen dhe thonë: Jam çuni i Saliut, jam kunati i Lulit por që thonë jam një djalë, vajzë e thjeshtë që jam rritur tek Bregu i Lumit, jam rritur në Kinostudio, jam rritur tek Rruga Ura, jam rritur tek Fresku dhe dua të kem një shans dhe ka vetëm një parti që 1/3 e këshillit bashkiak e ka me çuna dhe gocat e FREESH-it. Ka vetëm një parti që një kontigjent të djemve dhe vajzave të rinj i ka dhënë sot besim. Janë çuna dhe goca që ngrenë dorën dhe që vendosin për këto investime që ndodhin në këtë komunitet. Kjo është diferenca ndaj duhet me fol edhe me ata”, tha Veliaj.

Mëngjesin e sotëm, taksisti që takoi Basha ishte as më shumë e as më pak, por djali i dajës së Aurelës dhe rrethi familjar duken si alternativa e vetme në ndihmë të fushatës së Lulzim Bashës dhe që kanë ngelur në derë të PD. Në fotot më poshtë, Lulzim Basha po takohet me kushëririn dhe djalin e dajës së bashkëshortes së tij, Aureles.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?