Kryebashkiaku Erion Veliaj

Veliaj jep lajmin e mirë: Për 10 mijë biznese falet taksa e hapësirës publike për marsin dhe prillin. Shtyhet afati për kreditë e buta

23 Mars 2020, 22:02| Përditesimi: 24 Mars 2020, 08:53

  • Share

TIRANË- 10 mijë biznese në Tiranë dhe që përdorin hapësirën publike, nuk do të paguajnë taksën e hapësirës publike për të gjithë periudhën e marsit dhe prillit!

Një lajm i tillë është konfirmuar nga Bashkia e Tiranës për Shqiptarja.com, që do të thotë bëhet "0" taksa për bizneset që përdorin hapësirën publike në Tiranë.

Vendimi është marrë si një masë lehtësuese, për të parandaluar pasoja të mëdha në ekonomi si pasojë e koronavirusit, teksa për çdo detyrim tjetër do të shtyhet për në qershor.

Ndërkohë, Bashkia ka vendosur që  shtyjë gjithashtu edhe afatin e aplikimit për kredi të buta. Për rreth mbi 1 mijë aplikantë është shtyrë aplikimi deri në maj.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • ledi: 24/03/2020 09:39

    Hapesira publike eshte nje takse qe ti shfrytezon nje pjese te truallit dhe me pas paguan taksa. Po kur ti nuk e shfrytezon cfare takse duhet te paguash??? Dhe nuk ka falur njeri asnje gje...

    Përgjigju
  • Hasani nga Paskuqani: 24/03/2020 02:48

    Mos harro kryetar sa te mbaroje karantina te rrisesh cmimin e biletes se autobusit nga 40 rrumbullakose dhe beje 50,dhe nxirr ne rruge urgjent xhandaret e bashkise me bllok ne dore qe te vejne gjobat makinave pasi jane te parkuara ne viza blu,bardha,jeshile,kuqe e te verdha se pronaret e makinave jane te hutuar nga karantina edhe mbush arkat e bashkise.

    Përgjigju
  • kasemi: 23/03/2020 23:40

    KU I ke cuar leket tona nga taksa -tatime mor hajdut I qelbur,,,,,pse nuk pastron rruget e tiranes mor qen ,,mor ndyresire,,,,ne kete situate ku jemi rruget dhe trotuaret duhen te lahen me uje me ilac,,,dhe pastaj te dezifektohen,,,kjo do bere ne c'do rruge dhe rrugice te tiranes,,,njerezit e marrin coronen edhe me kembe dhe e cojne gjithandej ne shtepi,,ku je fut mor maskara ,,sot Tirana ka nevoje per pasterti brilante,,,ke shtate vjet kryetar bashkie dhe pastron kryeqytetin me fshesa shqope,,,cili kryeqytet I ballkanit dhe I europes sot fshihet me fshesa shqope,,,kelysh ku*ve….ptu,,ptu,,ptu,,ptu,,,.///,

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?