Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili prej muajit shkurt mbahet i izoluar në burgun e Durrësit, do të rikthehet të hënën e kësaj jave ( 9 qershor) në Gjykatën e Apelit të Posaçëm, në një tjetër seancë për të kërkuar lirinë.
Përmes avokatëve të tij, kryebashkiaku ka ankimuar vendimmarrjen e 23 prillit të kaluar, kur gjyqtari Erion Bani vendosi të pranojë informacionin periodik të SPAK bashkë me vazhdimin e masës së sigurisë ndaj Veliajt. Seanca është caktuar për t'u zhvilluar në orën 14:00 nga gjyqtari Engert Pëllumbi. Veliaj kërkon një masë më të butë sigurie, duke ofruar dhe vënë në dispozicion garanci pasurore pa përcaktuar një shumë duke ia lënë në vlersim gjykatës.
Më herët, Veliaj përmes avokatëve ka dërguar rekurs edhe në Gjykatën e Lartë për masën e sigurisë por ende nuk është caktuar data e shqyrtimit dhe trupa gjykuese.
Veliaj është në hetim për korrupsion pasiv dhe pastrim parash, ndërsa ndodhet në arrest me burg që prej 10 shkurtit.
Komente
