Erion Veliaj

Kronikë

Veliaj kërkon lirinë, GJKKO shqyrton sot kërkesën e kryebashkiakut të Tiranës  

23 Prill, 09:34| Përditesimi: 23 Prill, 09:36

  • Share

Në orën 13:30 do të mbahet në GJKKO seanca për shqyrtimin e kërkesës së kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili kërkon për revokimin ose zëvendësimin e masës së arrestit në burg.

Pas dy muajve në paraburgim, Veliaj kërkon lirimin nga qelia por gjithashtu informacion nga SPAK lidhur me hetimet e deritanishme. Seanca e 16 Prillit u shty për shkak se avokatët e tij kërkuan kohë që të njihen me aktet hetimore, ndaj gjyqtari paraprak Erjon Bani vendosi që seanca të shtyhet me 1 javë, në orën 13:00 të 23 prillit.

Më herët, kryebashkiaku i Tiranës apeloi masën e GJKKO në Apelin e Posaçëm, por shkalla e dytë rrëzoi kërkesën e tij duke lënë në fuqi vendimin e dhënë nga Erjon Bani në seancën e vlerësimit të masave të sigurisë më 12 shkurt.

Veliaj akuzohet për veprat penale të "korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë", në 9 raste si dhe "pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale".

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni tonet e përdorura deri më tani në fushatën e 11 majit?