Sport

Veliaj: Kupa e basketbollit do të mbajë emrin 'Feti Fanaj' drejtori,i cili nuk jeton më por i dha shumë Bashkisë së Tiranës

5 Nëntor 2020, 15:43| Përditesimi: 5 Nëntor 2020, 15:51

  • Share

Kupa e kampionatit të basketbollit për të rinjtë e shkollave të Tiranës do të mbajë emrin “Feti Fanaj.

Ai ishte drejtori në Bashkinë e Tiranës, i cili u nda nga jeta pak javë më parë, pasi humbi betejën me Covid-19 në Turqi

Në përfundim të kampionatit, ishte edhe kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili u dorëzoi kupën fituesve të Superior Basket.

“Kjo kupë mban emrin ‘Feti Fanaj’, një njeri që kam pasur fatin ta njoh, i cili sot nuk jeton më.

Ai ishte drejtori ynë, që u mor me të gjitha palestrat dhe drejtoi këtë projekt, që i ka dhënë Bashkisë së Tiranës një infrastrukturë të jashtëzakonshme, që s’e kishim përpara pak vitesh”. Kjo kupe Do të jepet çdo vit për fituesin – forca dhe suksese! tha kryebashkiaku Veliaj

 

 

 

E.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Idjot: 06/11/2020 06:25

    Turp per ty dhe per tiranen. Fetiu shkrete as shkrim e kendim nuk dinte.

    Përgjigju
  • Tirona: 05/11/2020 16:07

    Mos e flliqni fare tani dhe mos boni sic po bon Presidenti duke ndare medalje ven e pa ven, i ndjeri qofte i xhenehtit, por e kishte per detyre te bente ate pune se ishte paguar nga taxapaguesit, nuk ka dhene ndonje kontribut sa ti vihet emri i tij nje evenetimenti te tille se ne kete menyre qe veproni ulni veten tuaj Ju dhe dikasteri qe drejtoni para qytetareve dhe pse jo humbisni dhe vota

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?