Politikë

Veliaj: Mbi 75 blloqe banimi të Tiranës janë transformuar


21 Qershor, 14:05| Përditesimi: 21 Qershor, 14:08

  • Share

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka ndarë një përmbledhje të punëve të bëra për rehabilitimin e lagjeve të kryeqytetit, në kuadër të projektit për transformimin e lagjeve. Sipas tij, që nga dita e parë në detyrë, është vendosur një objektiv sfidues për t’u dhënë banorëve më shumë cilësi jetese dhe urbanizim në lagjet ku jetojnë.

“Që prej ditës së parë në detyrë i vumë vetes një objektiv sfidues, atë për transformimin e 100 lagjeve të Tiranës, për t’u dhënë banorëve më shumë cilësi jetese, urbanizim dhe hijeshi. Ia dolëm të rehabilitojmë mbi 75 blloqe banimi, duke ndërhyrë jo vetëm në përmirësimin e infrastrukturës, si rrugë të asfaltuara e kanalizime, por edhe duke krijuar mjedise çlodhëse, kënde lojërash, hapësira për të moshuarit, poste parkimi për rezidentët etj.

E jo vetëm kaq, por:

- u kujdesëm për ndriçimin publik të rrugëve në qytet, duke e rritur në 97% sot, nga 31% mbulim që ishte në 2015;

- shtruam 18 km rrugë brenda blloqeve të rehabilituara të banimit;

- ndërsa, ndriçimi i qytetit kaloi në LED dhe SMART për 40,000 pika, kryesisht në rrugë dhe sheshe publike.

Të gjitha këto nuk u bënë në një ditë, por me filozofinë ‘çdo ditë nga një punë konkrete’”,shkruan Veliaj.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni sulmin e SHBA-së ndaj impianteve bërthamore të Iranit?