Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj

Tirana

Veliaj me Kryetarin e Komunës së Pejës: Mezi pres që vitin tjetër ta kthejmë Tiranën në kryeqendrën e të gjithë të rinjve shqiptarë

7 Tetor 2021, 09:39| Përditesimi: 7 Tetor 2021, 09:42

  • Share

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka pritur në një takim të veçantë Kryetarin e Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri.

Kryebashkiaku Veliaj thekson se Tirana do të jetë në 2022-n kryeqendra e të gjithë të rinjve shqiptarë.

“Me mikun e hershëm, Gazmend Muhaxheri, Kryetarin e Komunës së Pejës, i cili na ka frymëzuar vazhdimit me të gjitha punët e mira që ka realizuar në qytetin që drejton së bashku me skuadrën e tij fantastike. 

Mezi pres që vitin tjetër ta kthejmë Tiranën në kryeqendrën e të gjithë të rinjve shqiptarë. #EuropeanYouthCapital2022”, shkruan Veliaj.

 

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?