Veliaj me socialistët e Ndroqit, Pezës dhe Vaqarrit: PS e vetmja forcë që mund ta çojë vendin përpara! Tirana e mbushur me turistë

26 Qershor, 17:48| Përditesimi: 26 Qershor, 18:26

  • Share

Drejtuesi Politik i PS për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj deklaroi se PS-ja është e vetmja forcë që mund ta çojë vendin përpara.

Gjatë takimit me socialistët e Ndroqit, Pezës dhe të Vaqarrit, Veliaj hodhi akuza edhe ndaj opozitës dhe Sali Berishës, për të cilin tha se nëse vendi do të qeverisjes nga opozita gjatë periudhës së pandemisë, tha se këto sfida nuk do të kaloheshin.  

“I kemi harruar ditët e karantinës. Imagjinoni të ishim në dorë të doktor qoftë largut për vaksinat. Një njeri që nuk ka shëruar asnjë njeri në jetën e vet. Përkundrazi, ka internuar njerëz, por të ketë shëruar jo. Imagjino të ishim në dorë të tyre për tërmetin. Imagjino që këto sfida të mëdha të na gjenin me shtëpinë rrëmujë dhe me një qeveri që nuk di nga lidhet gomari. Në këtë faze që jemi sot, ne mund ta çojmë vendin vetëm më përpara”, deklaroi ai.

Veliaj u tha se është e mbushur me turistë të shumtë, gjë e cila ka krijuar nevojën që të shtohen shërbimet e bashkisë për qytetarët.

Ai theksoi se sot qyteti është shumë herë më i pastër se më parë.

“Me shtimin e turistëve janë shtuar edhe problematikat; janë probleme të botës së parë, me të cilat përballet çdo qytet i madh. Është shtuar trafiku sepse turistët marrin makina me qira, për të shijuar rrethinat dhe natyrën. Janë shtuar edhe mbeturinat sepse shumë prej shtëpive në pronësi të emigrantëve, që jetojnë jashtë dhe vijnë një herë në vit, gjatë nëntë apo dhjetë muajve të tjerë i japin me qira. Nëse do të ishim ende duke u marrë me tërmetin, me njerëzit në rrugë, në çadër e kontejner, atëherë nuk do të ishim këtu duke folur për turizmin. Jemi këtu sot sepse falë PS i kemi kaluar bashkë edhe ditët e mira, edhe ditët e këqija”, tha ai.

 

Ora 18:07
Veliaj ironizon sherrin brenda opozitës: PD-ja si “Big Brother”, zihen për të nxjerrë njëri-tjetrin nga shtëpia

Drejtuesi Politik i PS për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj ka ironizuar edhe sherrin brenda opozitës.

Veliaj tha se PD i ngjan realityshoët “Big Brother”, ku luftojnë për të nxjerrë njëri-tjetrin nga shtëpia.

“Robi që ka sy, robi që ka mendje, e sheh kush është çdo ditë duke hapur shkolla e kush duke hedhur molotovë. Kush është çdo ditë duke hapur çerdhe dhe kopshte e kush duke djegur goma, kush është çdo ditë duke afruar njerëz e duke u thënë ejani se bashkë mund të bëjmë më mirë, dhe kush është tërë ditën duke përjashtuar njerëz. Ata janë ende në “Big Brother”. “Big Brother” ka mbaruar, por ata janë ende duke nxjerrë njerëz nga shtëpia, kush doli sot e kush doli nesër. Ne i gëzohemi 6 mijë anëtarëve që janë futur në shtëpi dhe që e kanë bërë shtëpinë tonë më të madhe, më të bukur, më të fortë dhe më të përgatitur”, tha ai.

Veliaj nënvizoi se pa PS, Shqipëria nuk do të ishte sot destinacioni numër një i turizmit i të gjithë Europës.

 “Programi i tyre është digj dhe xhiro gomat. Sot falë PS-së dhe lidershipit, Tirana vitin tjetër është Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës për 2025. Ishte Kryeqyteti i Rinisë parvjet, ishte Kryeqyteti i Sportit vjet. Nëse dikush mendon që: Hë me se këto do kishin ndodhur! Po këtu ishte Tirana, këtu ishte Peza, këtu ishte Ndroqi, këtu ishte Vaqarri, këtu ishin! Po nuk ishin turistët se nuk vinte njeri në një vend të mbushur me plehra, nuk vinte njeri në një vend ku rriheshin politikisht kundërshtarët, nuk vinte njeri në një vend, i cili kishte humbur aq shumë kohë. Aq shumë kohë duke kaluar me Piramidat. Po të kishim vazhduar me atë lojë të sherrit e të mos ishim shkëputur në 2013-ën në Shqipërinë e madhe e në 2015-n në Tiranë për ta bërë Tiranën zonjë e Shqipërinë lule, ne nuk do të ishim kund”, tha ai.

Ai shtoi se PS arriti të menaxhojë situatën e krijuar nga tërmeti duke krijuar dy lagje të reja në Vaqarr dhe Ndroq.

Veliaj tha se shkollat e reja të ndërtuara nuk kanë asnjë dallim me ato në qytet.

“Imagjino sikur të ishin ata në krye të detyrës kur ndodhi pandemia dhe kur ra tërmeti. Imagjinoni një parti që djeg selinë e vet, do e kishte bërë dot lagjen në Ndroq, që ka dalë një mrekulli?! Do e kishte bërë dot lagjen në Vaqarr që ka dalë një mrekulli?! Lagjen e fundit që sapo hapëm në Pezë. Një parti që djeg shtëpinë e vet, e sigurt që nuk mendon dot për çatitë tona e nuk mendon dot për fshatrat tanë, kjo është diferenca e madhe. Kur mendoj që vetëm në një njësi administrative ne kemi bërë katër shkolla. Kur shikoj shkollën e re në Vaqarr, nuk dallon fare nga shkolla “Kosova”, deklaroi Veliaj.

S.B//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?