Politikë

Rama dhe Veliaj me të rinjtë te Tumo Center: 350 bursa për fëmijët në nevojë të apasionuar pas teknologjisë! Piramida me kapacitet prej 5 000 nxënësish

11 Prill 2021, 11:41| Përditesimi: 11 Prill 2021, 12:26

  • Share

1618134097_rama.jpg

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe kryeministri Edi Rama patën mëngjesin e sotëm një takim me të rinjtë e apasionuar pas teknologjisë në “Tumo Center”. Veliaj theksoi se të flasësh për teknologjinë do të thotë të flasësh për të ardhmen. Ai dha lajmin e mirë se janë dhënë mbi 350 bursa për fëmijët në nevojë, 12-18 vjeç, që do mund të ndjekin falas mësimet për teknologjinë në Tumo Center.

"Sapo kemi miratuar mbi 350 bursa për fëmijët në nevojë, nga 12 deri 18 vjeç. Janë bërë bashkë me qeverinë, Bashkinë dhe ADF-në edhe disa nga bankat e nivelit të dytë. Ajo që u kemi thënë është: sa harxhoni para marketingu për billboarde, që kanë pak duk, sikur të investojmë në 350 djem dhe vajza, nga mosha 12-18 vjeç, të cilëve ua paguajmë sot kurset, por nesër ata do t'ju qepen nga pas për të bërë praktikën në bankat tuaja dhe potencialisht do të bëhen stafi juaj", tha Veliaj.

Kreu i Bashkisë shtoi se aktualisht “Tumo Center”, që ndodhet përkohësisht te “Air Albania” ka një kapacitet prej 500 nxënësish, te Piramida, e cila do të jetë vend ii përhershëm i qendrës së teknologjisë, do kenë mundësi për të studiuar rreth 5 mijë nxënës të tjerë.


Lajmi kryesor:

Rama takim me sipërmarrës të rinj në teknologji: Fond garancie 50 mln euro për lehtësimin e financimit të aktiviteteve


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?