Erion Veliaj, kryetari i Bashkisë Tiranë

Sociale

Veliaj mesazh kombëtares para ndeshjes Shqipëri-Serbi: Na bëni krenarë

7 Qershor, 17:42| Përditesimi: 7 Qershor, 17:46

  • Share

Pak orë para sfidës së shumëpritur Shqipëri–Serbi, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka shpërndarë një mesazh emocionues për kombëtaren kuqezi.

“Mijëra zemra kuqezi janë me çunat e kombëtares sot në fushë. Na bëni krenarë”, shkruan Veliaj në postimin e tij në rrjetet sociale, duke shoqëruar mesazhin me thirrjen: *FORCA! *

Atmosfera është ndezur në të gjithë vendin, ndërsa tifozët kuqezi janë mobilizuar për të mbështetur djemtë e Sylvinhos në këtë përballje me peshë të madhe sportive dhe emocionale.

H.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria barazoi me Serbinë, sa shanse ka për të shkuar në Botëror?