Pamjet nga projekti i parkimit te Liqeni i Thatë

Politikë

Veliaj ndan pamjet nga projekti i parkingut të ri nëntokësor te Liqeni i Thatë: Lehtësim për qytetarët, hapësira të reja për fëmijët

20 Maj, 09:58| Përditesimi: 20 Maj, 10:11

  • Share

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjete sociale pamjet e projektit të ri për ndërtimin e një parkingu nëntokësor në zonën e Liqenit të Thatë.

Ai e ka cilësuar këtë investim si një lehtësim të madh për qytetarët që frekuentojnë Parkun e Madh të Liqenit, por edhe si një hapësirë të re të gjelbër dhe argëtuese për familjet.

“Ja si do të duket parkingu i ri nëntokësor te  Liqeni i Thatë, për të cilin jam shumë entuziast e mezi pres të nisim nga puna. Me plot 117 poste  arkimi nën tokë dhe disa fusha futbolli, basketbolli dhe volejbolli mbi tokë  , do të jetë një tjetër lehtësim për qytetarët e shumtë që frekuentojnë Parkun e Madh të Liqenit, por edhe një hapësirë e re e gjelbëruar dhe me plot lojëra për fëmijët.  Puna në Tiranë nuk ndalet”, shkruan Veliaj në postim.

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • minushe: 20/05/2025 10:07

    sa ka punuar lali Eri ska punuar njeri ne kete vend! Respekt per kontributin e tij ne zhvillimin e Tiranes. sigurisht ka edhe gjera per te rregulluar ne te ardhmen.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kalon për gjykim për dosjen Partizani, a do të ketë drejtësi?