Politikë

Veliaj ndan videon: Tirana është bërë Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut, krenar për punën e bërë

8 Prill, 14:56| Përditesimi: 8 Prill, 15:43

  • Share

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka ndarë një video në rrjete sociale, me disa imazhe bardh e zi të hapësirave kushtuar artit në kryeqytet për të ilustruar ndryshimet e mëdha në vitet e fundit. Krahas videos, Veliaj shprehet se kur qytetarët i besuan detyrën 10 vite më parë, qyteti ishte i 'varfër' në aspektin kulturor. 

Veliaj përmend instalacionin "Reja" të Sou Fujimotos, që megjithëse disa kishin dyshime, u kthye në një pikë ndërprevrimi midis qytetarëve dhe artit publik. Më pas vijon me Shtëpinë Studio Kadare-Agolli për të gjithë adhuruesit e dy emrave të mëdhenj shqiptarë.

Teksa ndalet te Galeria e Artit, Veliaj thotë se është kthyer në një dimension të ri i artit bashkëkohor dhe klasik shqiptar.  Në fund, Veliaj shkruan se gjithë ky angazhim e ka kthyer Tiranën në Kryeqytetin e Mesdhetar të Kulturës dhe Dialogut.

"Kur qytetarët na besuan detyrën për të drejtuar Tiranën 10 vjet më parë, qyteti vuante nga mungesa e eventeve kulturore apo hapësirave kushtuar artit. Më kujtohet kur sollëm në Tiranë instalacionin “Reja” të Sou Fujimotos, që u prit me dyshim nga disa që nuk kanë vënë një tullë në qytet, por ai instalacion unik solli një mënyrë të re ndërveprimi mes qytetarëve dhe artit publik – një vend takimi dhe reflektimi. Po ashtu, Shtëpia Studio Kadare-Agolli, një hapësirë e shenjtë për t’u njohur me dy kolosë të letrave shqipe, tashmë është kthyer në një destinacion frymëzimi për brezat e rinj; apo Galeria e Artit e Tiranës, e restauruar, si një dimension i ri i ekspozimit të artit bashkëkohor dhe klasik shqiptar. Kaq shumë punë për ta bërë Tiranën sot Kryeqytetin Mesdhetar të Kulturës dhe Dialogut – një titull për të cilin jam krenar e mirënjohës.", shkruan Veliaj. 
 

 

 

Xh.D/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet t’u jepet mundësia prokurorëve të SPAK të rikandidojnë?