Yuriko Koike dhe Erion Veliaj

Veliaj në Japoni, pritet nga kryetarja e Bashkisë së Tokios: “Një mike e mirë dhe promotore e inovacionit” 

18 Maj, 18:25| Përditesimi: 18 Maj, 18:26

  • Share

Gjatë vizitës së tij në Japoni, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është pritur në takim nga kryetarja e Bashkisë së Tokios, Yuriko Koike. Teksa ka postuar një foto me homologen e tij, Veliaj shkruan se ajo është edhe një promotore e inovacionit dhe bashkëpunimit.

“Është gjithmonë kënaqësi takimi me mikeshën e mirë, Yuriko Koike - jo vetëm kryebashkiake e qytetit më të madh në botë, Tokios, por edhe një promotore e inovacionit dhe bashkëpunimit, siç e dëshmuam gjatë rindërtimit pas tërmetit të 2019 me ekspertët japonezë”, shkruan Veliaj.

B.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Arigadoo: 19/05/2024 22:26

    Mbille me Qershia Japoneze Liqenin Artificial të Tiranës edhe aty poshtë Digës së Liqenit bëj një Lulishte model si në Japoni..me bimësi Japoneze e quaje Sheshi Japonia!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?