TIRANË - Kryebashkiaku Erion Veliaj publikoi një propozim të Lulzim Bashës gjatë kohës që ka qenë kryetar bashkie, mbi inceneratorin e Tiranës ku sipas saj ka qenë 30 përqind më i kushtueshëm se ai i sotmi.
Veliaj ishte në një vizitë në zonën e Sharrës nga ku tha se kostoja e djegies së inceneratorit që kishte propozuar Basha ishte 37 euro për ton, ndërkohë që sot ai është 29 euro për ton. Kryebashkiaku thotë se kjo i kushton qytetarëve shqiptarë 3 mln euro në vit të cilat sipas tij do shkonin në xhepin e Bashës.
"Kur kryetar bashkie ishte Basha i dha ok një plani që propozonte një pagesë 37 eruo për ton mbeturinash. Në vend që të paguajmë 37, ne paguajmë 29 euro për ton. E kemi 30 përqind më të ulët se çfarë kishte propozuar Basha. Do paguante 8 euro më shumë. Në vit 3 mln euro. Ai ka hall se kishte planifikuar që t'i merrte ai ato lekë dhe jo t'i kursenin nga qytetarët shqiptarë. Ai vajton më shumë fitimin e humbur të tij se sa kursimet e qytetit. Ky ishte plani i Bashës që ai dhe kunati i tij, në vend që ta bënte 30 përqind më pak, ai e bëri 30 përqind më shumë. PD-ja nuk është më ajo e viteve 90 por është e shantazheve" - tha Veliaj.
Kryebashkiaku Veliaj solli në vëmendje dhe protestat që PD ka bërë ndër vite kundër qeverisë, por ai thotë se të gjitha këto u shuan. Sipas tij, Basha paguhet për çdo protestë e më pas i bojkoton ato. Për Veliajn, Basha e ka kthyer PD-në në një parti gjobëvënie dhe i bën thirrje të gjithë qytetarëve që të mos përdoren më nga ata.
"Pyetja është pse nuk protestohet sot për rrugën e Kombit ku me një fërshëllimë nga kunati i tij u tërhoq. Pse u ndërpre protesta e Astirit, sa kushtonte makina e Bashës. Pse u ndërpre protesta tek Bulevardi i Ri. Sa merr për çdo protestë të stisur. Unë i bëj thirrje demokratëve që nëse partia është vendosur në funksion të një familje, atëherë ata duhen të largohen nga partia. Nuk është partia e Azem Hajdarit. Është një mjet gjobëvënës, shantazhues. Ne i gëzohemi kursimeve që fituam duke shpëtuar Kombinatin dhe Vaqarrin nga ndotja. Do vazhdoni verbërisht tiu tërheqin prej hundësh, të hidheni në protesta dhe të largoheni kur u plotësohen kërkesat e një familje, apo do të bashkoheni me familjen tonë? Nuk do bëjmë kurrë atë që do të bënte familja e Bashës dhe kunatit të tij. Kthehuni sa nuk është vonë në një familje që ju do. Basha është i ikur sot. A ke cipë nga vetja jote në mënyrën se si ka degraduar partinë demokratike dhe e ke kthyer në një mjet gjobëvënie. I them të gjitha kompanive që mos paguani gjobat e tyre" - vijoi Veliaj.
Gjatë vizitës së tij, Veliaj gjithashtu bëri një krahasim të Sharrës ndër vite ku tha se më parë ajo ishte një xhungël e madhe me mbeturina ndërsa tani është transformuar totalisht.
"Doja të bëja një vizitë. Këtu ka qenë mali më i madh i plehrave në Ballkan. Kemi pasur një situatë ku prej vitesh janë djegur dhe depozituar vetëm plehra. Kemi patur një komunitet romë që qëndronin këtu dhe merrrnin një pjesë të mbeturinave. Ishte një xhungël plehrash. Këtu kishte një katastrofë për ajrin e ndotur dhe për ata me sëmundje respiratore. Janë mbjellur mbi 10 mijë pemë. Është bërë një transformim total. Mjafton vetëm turi i fundit në Kombinat, shumë prej prindërve thonë se vetëm fakti që marrim ajër lirisht, ndryshimi është si dita me ajër" - tha kryebashkiaku.
A do ti vere Policia gjobe per mos.mbajtje maske ne ambientet e jashtme dhe ku qartazi eshte jo dy meter larg? Do beje ndonje kronike media per kete pune? Apo fajin e ka Saliu?????
PërgjigjuVeje masken o zdroms
PërgjigjuTe gjith e din qe aty po vidhen miliona euro cdo vit. Jan taksat e popullit qe mund te ishin perdorur per ndertimin e spitaleve , shkolla, rrug. Te gjith e din qe aty pastron leket Erjon Veliaj, Edi Rama dhe Tigri i tij Arben Ahmetaj. Inceneratoret jan burimi kryesor financiar i Rames , Veliaj , Ahmetaj. Spaku ka frik te nderhyj!!!! Te vjen keq qe partia socialiste e kthyer ne nji band hajdutesh genjeshtar qe u hodhen ne sulm direkt per te mbrojtur investimin e tyre kryesor. Incineratoret e pastrimit te lekve!
PërgjigjuKoment kot fare I nje nieriu qe flet Me urrejtje dhe nuk shikon realitetin. Po skeni faj ju se ato male me plehra per ju ishin parajsa
O Ero o ushtar i bindur i Edit, se vec keshtu ha buk ti e soji yt... Ke inceneratori keni fut doren te gjithe,ato mafiozat e lushnjes, ai Klod boli(ushtar si puna jote), Rama, Ahmetaj, ter koka e pd me boden e company e bashen. Po boll luajtet teater me ket popull, e ishalla ju behen helm leket qe i vidhni duke i maskuar si taksa. Juve dhe prokuroreve qe per nje vend pune te grave o femijeve, ne shtet, shesin edhe bycen
PërgjigjuTi lepurush dudushi do vesh i pari tek vendi, kuptohet ne burg. Zdroms shume lete e more jeten.
PërgjigjuCa thu mo shoku ai qe ka bo aq pun sa luli dhe saliu jot si Kan PA ne enderr ti thu burg Ik mor pall