Veliaj në përmbyllje të turit në Kamzë: Është simotra e Tiranës; Bashkë jemi më të fortë dhe përballojmë çdo krizë

8 Nëntor 2022, 18:49| Përditesimi: 8 Nëntor 2022, 19:00

  • Share

Në përmbyllje të turit në Bashkinë e Kamzës, së bashku me Kryeministrin Edi Rama dhe kryetaren e Kuvendit Lindita Nikolla, kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj  e cilësoi Kamzën si simotrën e Tiranës, me gjithë punët e mira që janë bërë dhe po bëhen aty. Ai i falenderoi të gjithë për bashkëpunimin e jashtëzakonshëm, sidomos në situata të vështira si ajo me tërmetin, pandeminë apo si kriza që po kalon e gjithë bota sot prej luftës në Ukrainë.

Pjesë nga fjala e kryetarit të Bashkisë së Tiranës në Kamzë: “Kamza më e bukur se kurrë! Faleminderit me gjithë zemër për mikpritjen, për dashurinë, për gjithë dashamirësinë që treguat me ne sot.  Kemi pasur një sprint sot në të gjitha ato vende ku punohet, në çdo cep të Kamzës dhe të Paskuqanit. Bravo ju qoftë të gjithë atyre që janë në krye të punëve dhe që  e kanë kthyer jo vetëm një kantier shembullor Kamzën, por simotrën e bukur dhe të dashur të Tiranës sonë. E nisëm ditën sot me Shpendin, i cili i ardhur nga Korça në Kamëz, kishte krijuar në super ambient, me 100 zonja që punonin “Made in Albania” , “Made in Kamza” në fakt, për të gjithë tregun francez edhe gjerman. Shkuam në disa kantiere të jashtëzakonshme. Shkolla “Isa Boletini”, tamam qershia mbi tortë, xhevahiri i kurorës së gjithë punimeve që po ndodhin në Kamzë. Me 18 shkolla  dhe me 5 në proces, janë vërtetë paja më e mirë që ne i lëmë gjeneratës tjetër. Vazhduam pastaj për të parë sesi  po punohet në agro-turizëm, tek Edi dhe Blerina, tek “Blerina Farm”. Sapo takuam prapë mësueset, edukatoret, infermieret, doktoreshat, zonjat dhe zonjushat e Kamzës që në fakt në ditët më të vështira të tërmetit dhe të pandemisë, për të mbajtur të forta familjet tona në një situatë krize, për të mbajtur të fortë qytetin tonë, komunitetin tonë në situatën e pandemisë, na treguan çfarë jemi në gjende të bëjmë ne shqiptarët kur bëhemi të gjithë bashkë. Tani jemi aty ku ndodhin gjërat, në stadium, në fushëbetejë. Nuk ndodhin gjërat në shkallët e tifozerisë. Betejat bëhen në ring. Për ata që zbresin në fushë, për ata që ndeshen, ata i pret fitorja dhe ata i pret progresi. Ju falënderoj me gjithë zemër për këtë bashkëpunim të jashtëzakonshëm dhe siç kemi kaluar këto situata të vështira dhe me tërmetin, dhe me pandeminë, ku vërtet u rrëzuam, por u ngritëm më të fortë, më të bashkuar, edhe më të dashur me njeri – tjetrin.”- tha Veliaj.


Lajmi kryesor:

Rama në Kamzë: Edhe 'Partia e Lekut' ka marrë financime ruse! Me opozitën nuk do të kishim ndryshimet që kemi sot, s’është faji i politikës largimi i shqiptarëve


M.Q./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?