Veliaj në Petrelë: Gjenerata e të rinjve sot duhet ta dinë kush janë pengmarrësit non-grata të Shqipërisë; PS familja e madhe që punon për të mirën e të gjithëve

26 Qershor 2022, 15:20| Përditesimi: 26 Qershor 2022, 16:14

  • Share

Në Petrelë, ku u ndal në turin e riorganizimit të Partisë Socialiste në çdo njësi, drejtuesi politik i Qarkut të Tiranës, Erion Veliaj tha se të rinjtë, sidomos ata që do të votojnë për herë të parë në zgjedhjet e vitit 2023, duhet t’i dinë bëmat famëkeqe që i shpalluri non-grata, Sali Berisha, i ka bërë Shqipërisë.

Në takimin ku veç socialistëve të Petrelës, morën pjesë edhe ata të Baldushkut dhe Farkës, Veliaj theksoi se ashtu siç Saliu po mban peng partinë e tij, ashtu kërkon të marrë peng edhe një herë Shqipërinë.

“Thotë jam shpresë për Shqipërinë. Për Shqipërinë? Seriozisht? E mbani mend ’96? Po ’97 me piramidat? Po ’98, me tanket nëpër Tiranë? Po Gërdecin dhe 21 Janarin? Seriozisht është ky shpresa për Shqipërinë? Një plak 80 vjeç që refuzon të ikë dhe mban peng partinë, për të justifikuar shpalljen non-grata. Shpresë për çfarë? E kemi provuar një herë, dy herë, tre herë. Shokë, ka vetëm një shpresë për Shqipërinë: Partia Socialiste e Shqipërisë! Ajo është familja jonë, që punon për të mirën e të gjithëve”, tha Veliaj.

Ai theksoi se platformat për kryetarë dhe bashkëkryetarë në Farkë, Petrelë, Baldushk dhe të në gjitha njësitë e Qarkut të Tiranës, duhet t’i përgjigjen edhe pyetjes: si duhet t’i flasim gjeneratës së të rinjve. “Në vitin 2023 do të votojnë për herë të parë çuna dhe goca që kanë lindur në 2005. Sali Berisha dhe Ilir Meta e kanë marrë rrugën e tyre. Ndaj, të rinjtë duhet patjetër ta mësojnë nga familja dhe nga historia ’96-ën, ’97-ën, ’98-ën, 21 Janarin dhe Gërdecin. Ne duhet t’u flasim me gjuhën e 2023,” nënvizoi më tej ai.

Veliaj shtoi se kur e pyesin se kë mund të këtë përballë në zgjedhjet e ardhshme vendore, ka vetëm një përgjigje: “Ka shumë njerëz që më pyesin a do kandidojë Presidenti në ikje apo Saliu? Po kjo nuk ka fare rëndësi! Ne i kemi mundur ata edhe tek e tek, edhe të gjithë bashkë, me kuç e me maç. Nuk ka rëndësi fare kombinimi i tyre. Kur llogaria e shtëpisë tënde të del në rregull, nuk ka rëndësi fare çfarë ka shtëpia tjetër. Ne bëjmë llogaritë e shtëpisë tonë dhe për sa kohë Partia Socialiste është shtëpia më e madhe, më e fortë dhe më e bashkuar, ne jemi fitimtarë”, tha ai.

Mandej, kryebashkiaku theksoi se në Tiranë do të ketë edhe një treg ushqimor publik, për të thyer monopolin e privatit. “Bashkë me Ministrinë e Bujqësisë po ngrejmë më në fund një treg shumice, ku secili të shesë sa të dojë, sa të prodhojë, sa të mundet, pa barriera financiare, për t’u siguruar që fitojnë jo vetëm ata, por edhe çdo familje e Tiranës, që do të gjejë në tavolinë një produkt që vjen vetëm nga një kilometër larg”, tha Veliaj.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • A. N.: 26/06/2022 19:39

    Normal qe fajin gjithmone te tjeret e kane, sidomos ata qe nuk shohin pushtet me sy me dekada. :)

    Përgjigju
  • Tirona: 26/06/2022 17:31

    Ske faj ti o urithi kopshtit zoologjik se i keni gjet njerzit me halle e siklete e po ju vin mrapa prej hallit e prej detyrimit që u boni nëpër administrata. Aty 2 fise me u mledh kundra teje o laskarino ti smer mo voto sa të jet jeta në Petrel.Je trregu çik kopil që ke vu Xhemol Qefalin përgjegjës për ato zona ene po i rujb rrespektin e lidhjeve farefisnore shoqërore ene si Tironc që osht.Gjithsesi ka ene pak kohë që të reflektoj PS në rrethinat e Tironës.DIJE QË ME LEK E TU NA LUT KE ME ARDH TI ENE KUSHDO ME KËRKU VOTA. Rama duhet me pa çik ça bohet në Bashki se je lajthit fare o laskarino

    Përgjigju
  • Redi: 26/06/2022 16:25

    Laj thaj PD nje te vdekur si Berisha ka non grata. Kurse PS le qe ka disa por po mbush burgjet plot me minostra e deputete. Bajga.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?