Erion Veliaj dhe Vitali Kliçko

Politikë

Veliaj në Pragë, takon kryebashkiakun e Kievit, Vitali Kliçko: Do vazhdojmë të jemi një nga mbështetësit e palëkundur të Ukrainës

27 Shtator 2022, 17:21| Përditesimi: 27 Shtator 2022, 17:23

  • Share

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në një vizitë në Pragë ka takuar kryebashkiakun e Kievit, Vitali Kliçko. Në një postim në rrjete sociale, Veliaj shkruan se përgëzoi homologun ukrainas për guximin e treguar, ndërsa e siguroi atë se mbështetja e kryeministrit Rama dhe e qeverisë shqiptare në Këshillin e Sigurimit ashtu dhe në NATO nuk do të mungojë.

“E përgëzova mikun tim, Vitali Kliçko, për kurajën dhe guximin e treguar kundër sulmit brutal rus. E sigurova se Edi Rama dhe qeveria shqiptare do të vazhdojnë të jenë mbështetësit e tyre të palëkundur në Këshillin e Sigurimit në OKB dhe NATO. Bashkia e Tiranës do të vazhdojë të ndihmojë qytetet simotra në Ukrainë dhe qytetarët ukrainas në Shqiperi”, nënvizon Veliaj.

Takimi u zhvillua në Pragë të Çekisë, ku u mbajt Samiti i Qyteteve.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?