Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ndodhet në Nju Jork, ku ka marrë pjesë si i ftuar nderi në pritjen e organizuar për emërimin e gjyqtares së parë shqiptaro-amerikane në SHBA, Edit Shkreli.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Veliaj shkruan se ky nuk është vetëm shekulli më i mirë për Shqipërinë deri më sot, por është edhe shekulli i grave të mrekullueshme shqiptare.
“I lumtur që shoh motrën time të vogël, Edit Shkreli, të zgjidhet si gjyqtarja e parë shqiptaro-amerikane në Nju Jork, por edhe si më e reja në moshë. Historia e saj, si një emigrante 13-vjeçare, e cila e nisi çdo gjë nga zero, pas humbjes së babait - duke luftuar, studiuar dhe duke u përpjekur fort - është historia e një Hirusheje të kohës sonë. Ky nuk është vetëm shekulli më i mirë i shqiptarëve deri më sot, por mbi të gjitha është shekulli i grave të mrekullueshme shqiptare si Editi, Mira Murati dhe Ermonela Jaho - e shumë grave të tjera, që frymëzohen prej tyre! FORCA!”, shkruan Veliaj.
Edit Shkreli, profesoresha dhe avokatja shqiptare më një karrierë të pasur në SHBA, u betua më 9 dhjetor si gjykatësja e parë shqiptare në New York. Ajo është para shqiptare në SHBA që ka një post të tillë.
Glad to see little sister Edit Shkreli get inducted as the first Albanian-American and youngest judge, in NYC. ????????????????
— Erion Veliaj #ECS2023 ???????????????? (@erionveliaj) December 11, 2023
Her story as a 13 year-old immigrant, starting from scratch, after losing her dad - and yet fighting, studying, struggling - is a modern day Cinderella Story. ????… pic.twitter.com/c5nEE3X3DF