Një fanellë kuqezi, këtë herë me numrin 1, kryebashkiaku i Tiranës e kishte dhuratë edhe për djalin e George Soros, Aleksandër Soros, në vizitën e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Lajmi e takimit të Veliajt me Alex Soros, e ka bërë vetë djali i multi miliarderit të famshëm, i cili nëpërmjet një postimi në Tëitter, tregon dhuratën dhe vlerëson kryebashkiakun e Tiranës si kampion të Shoqërisë së Hapur.
“I kënaqur që takova Erion Veliaj gjatë vizitës së tij në SHBA. Një mik dhe një lider i vërtetë, ai ka bërë shumë për Tiranën si kryebashkiak dhe kampion i shoqërisë së hapur. Do ta ruaj përgjithmonë këtë fanellë të kombëtares shqiptare”, shkruan Soros në Twitter
Lajmi kryesor:
Veliaj informon Kongresin amerikan mbi sulmet kibernetike të Iranit: Shqipëria ka gjithë mbështetjen e SHBA në çështjet e sigurisë
K.T./ReportTv.al