Erion Veliaj, Kryetari i Bashkisë Tiranë

Politikë

Veliaj: Nga karriget dhe bidonat, te parkingjet moderne, Tirana 10 vite transformim

13 Prill, 17:42| Përditesimi: 13 Prill, 17:50

  • Share

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka ndarë sot në rrjetet sociale një reflektim mbi transformimin rrënjësor që ka pësuar kryeqyteti në menaxhimin e parkimit gjatë dekadës së fundit.

Veliaj thekson se ndërhyrja ka qenë e domosdoshme dhe se Bashkia vendosi të ndërmerrte tre hapa të rëndësishëm: ndërtimin e parkingjeve nëntokësore, emetimin e Kartës së Rezidentit për qytetarët dhe vendosjen e sistemit SMS Parking.

'E mbani mend si parkohej në Tiranë në 2015? Vendet ziheshin nga më të fortët e lagjes, me karrige, gurë, bidona plastikë, e gjithfarësoj sendesh të tjera. Një panoramë e padenjë për kryeqytetin!

Ishte e domosdoshme dhe urgjente që të vinim dorë edhe për rregullimin e kësaj situate në Tiranë, kur vendosëm të bënim tre gjëra:

- shtimin e parkingjeve nëntokësore dhe lirimin e hapësirave të zëna në mënyrë të paligjshme; 
- emetimin e Kartës së Rezidentit, për të lehtësuar qytetarët; 
- dhe vendosjen e sistemit SMS Parking, si mënyra më e thjeshtë për të parkuar në qytet, si në çdo qytet tjetër europian. 

10 vjet më pas Tirana ka parkingje nëntokësore me kushte moderne dhe shumë shpejt do të hapen edhe të tjera, mes të cilëve ai te Teatri i Ri. Parkingjet nëpër rrugë nuk zihen më nga të fortët, por funksionojnë me SMS, të ardhurat e të cilave shkojnë për mbjelljen e pemëve.  Ka qenë një punë jo e lehtë, e sigurisht ia dolëm me mbështetjen e vetë qytetarëve, pa të cilët Tirana nuk mund të transformohej dot në një metropol europian. Mirënjohës', shkruan ai.

H.K/S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet t'u jepet mundësia prokurorëve të SPAK të rikandidojnë?