Veliaj nga Kavaja: Opozita erdhi mori votat këtu dhe nuk u duk më! Halli i Berishës është non-grata, se nuk kalon dot as Rinasin

1 Prill 2023, 14:56| Përditesimi: 1 Prill 2023, 15:11

  • Share

 

Drejtuesi politik i PS për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj ka ironizuar deputetët e Partisë Demokratike dhe Partisë së Lirisë, të cilët pasi morën votat e braktisën Kavajën dhe nuk u dukën më. Gjatë prezantimit të kandidatëve për Këshillin Bashkiak në Kavajë, Veliaj u bëri thirrje simpatizantëve të opozitës që, në këto zgjedhje, të mbështesin PS dhe kandidatin e saj, pasi ndryshe nga PD dhe PL, socialistët nuk do i braktisin kurrë.

“Kush janë deputetët e opozitës në Kavajë? I morën mandatet dhe i lanë. Dikush shkoi të punonte në një television - shumë mirë, i qoftë puna mbarë, dhe e la mandatin - tjetri mori 300 vota. Ju kujtohet Petrit Vasili me 300 vota? Pra, ka më pak vota se shkolla më e vogël në fshat dhe e ka harruar Kavajën sepse Kavaja i duhej vetëm për ato 300 vota. O shokë, mos u ndani në të majtë e në të djathë! Në qoftë se jeni me Partinë Demokratike votoni Redi Kralin dhe Partinë Socialiste, se nuk do të ikin kurrë nga detyra, nuk e harrojnë Kavajën, do jenë këtu përditë këtu. Ndaj, kush nuk e jep votën për Partinë Socialiste dhe për Redi Kralin, e ka hedhur votën kot. Ja ka dhënë dikujt që Kavajën e harron sapo mbarojnë zgjedhjet”, nënvizoi Veliaj.

Ai tha se halli i vetëm i Sali Berishës është shpallja “non grata” dhe jo qytetarët e Kavajës dhe të Shqipërisë.

“Ata që ishin në Këshill Bashkiak nuk u paraqitën në punë, ata që duhet të kandidonin për zgjedhje nuk erdhën në ditën e votimit. Sali Berisha ka një hall. Halli i tij është se është shpallur person non-grata. Halli i Sali Berishës është se nuk e kalon dot Rinasin. Është një njeri që nuk shkon dot në aeroport, nuk udhëton dot. Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe e kanë shpallur të papëlqyer, të papranueshëm, persona non- grata. Ai e vuan këtë dhe e di çfarë thotë, thotë u bëftë halli im halli i të gjithëve”, tha drejtuesi politik i PS për qarkun e Tiranës.


Lajmi kryesor:

Veliaj nga Kavaja: Fyerje për demokratët që të votojnë listat e Ilir Metës! Ne e duam bashkinë për bashkëpunim me qeverinë dhe jo për të hapur sherr


SI.E.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?