Politikë

Veliaj: Dado më ka ndaluar çdo takim! Më kërkon llogari për një makinë që bleu vjehrri para se të ndërronte jetë! Unë kam lëvizur me biçikletë, jo Range të kuq si ‘Ols kingu’

26 Shkurt, 15:01| Përditesimi: 26 Shkurt, 16:18

  • Share

TIRANË- Në një reagim të radhës, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj thotë se prokurori i çështjes Ols Dado, i ka ndaluar çdo takim dhe komunikim, dhe se në qeli ka vetëm pusulla nga avokatët. Sipas Veliajt, e gjithë kjo po bëhet me urdhër të Berishës. E madje, hedh aludime se nuk është çuidi që kallëzimin anonim ndaj kryebashkiakut, Dado ta ketë shkruar vetë ose ta këtë marrë nga maniakët e Berishës.  

“Po çfarë mund të më bëjnë më shumë? Të më dënojnë me vdekje? Se në burg jam e jam! Olsi nuk më hetoi, po më hyri nga vrima e çelësit në jetën time dhe në fustanet e gruas time, me një LETER ANONIME që s’është çudi ta ketë shkruar vetë ose ta ketë marrë të shkruar nga maniakët e Sali Fundërrinës”, shkruan Veliaj.

Duke u ndalur në detaje të dosjes hetimore, Veliaj thotë se Dado po i kërkon llogari për një makinë të blerë nga vjehrri Arben Xoxa me okazion në Gjermani të cilën më pas ia ka shitur një nipi të tij. E në gjithë këtë histori, Veliaj shkruan se nipi pas vdekjes së Xoxës e ka shitur makinën në portale të llojit ‘merr e jep’ apo ‘shit e bli’ dhe kryebashkiaku po akuzohet se ka pastruar paratë e korrupsionit në Bashki.

“Por, në vend ta kujtonim buzagaz, Ols Violina, që njësoj si tutori i tij Sali Fundërrina, përdhunon të gjallë e të vdekur, më kërkon llogari për një makinë të cilën vjehrri e bleu para vdekjes, e që një nip i tij e paskësh shitur, pas vdekjes së tij, në portale të llojit “merr e jep” apo “shit e bli”!

Pra, vjehrri, i cili ka 6 vjet që ka vdekur, ka gjetur një makinë okazion në Gjermani dhe e ka blerë. Më pas ia ka shitur të nipit. Ky e ka rishitur në Shqipëri. Blerësi i makinës nga nipi i vjehrrit e paska shitur gjithashtu më vonë. Dhe këtu, unë paskam pastruar paratë e korrupsionit në bashki!!!”, shkruan Veliaj.

Veliaj shkruan se ai ka lëvizur vetëm me biçikletë dhe jo me Range Rover të kuq si ‘Ols Kingu’, referuar prokurorit. Po ashtu, kryebashkiaku shkruan se është i vetmi politikan që ka kaluar në labirinthin ilegal të një vettingu 20-vjeçar, por nuk i është gjetur "asnjë biletë, asnjë hotel, asnjë apartament, madje asnjë drekë e darkë, që dikush të ketë paguar për mua në detyrë."

“Pronari i parë i makinës është në varrezat e Tufinës prej 6 vitesh - i kam thënë Olsit, le të vejë ta pyesë aty. Saliu ka eksperiencë zhvarrimesh. T’ia bëjë këtë nder pitbullit të tij. Unë vetë kam lëvizur me biçikletë, jo Range të kuq si Ols kingu, një rraqexhi vanitoz, pesanjos dhe karagjoz”, vijon Veliaj.

Për Sali Berishën, të cilit i kujton bëmat e së shkuarës, edhe një herë ngjall habi se si mundet që i kërkoi ndjesë publike Ols Dados pasi e akuzoi si prokuror që liron vrasësit.

“E keni dëgjuar ndonjëherë vrasësin e 21 janarit dhe Remzi Hoxhës, kriminelin e Gërdecit, bashkëthemeluesin e piramidave me Suden dhe Vebi Alimuçën, pompistin e naftës së Millosheviçit, besëprerin e Azem Hajdarit, gllabëruesin e Klubit Partizani, shokun e idealeve të Rezar Taçit dhe grepsin e lekëve të fëmijëve autikë, që t’i kërkojë falje ndonjërit nga 10 mijë viktimave të qenefit të gojës së tij?” , shkruan Veliaj. 

Kryebashkiaku në arrest, thotë se disa njerëz e kanë këshilluar të ulë pak gjuhën ndaj prokurorit e gjyqtarit Erjon Bani, por thekson se nuk do të heshtë për atë që e quan vetting 20 vjeçar të jetës së tij bazuar mbi një denoncim anomim, pasi ka mbetur vetëm ta dënojnë me vdekje.

Reagimi i plotë i Erion Veliajt

Mirëdita dhe mirënjohje të gjithëve për mbështetjen. Jam thellësisht i prekur nga mesazhet inkurajuese nga të katër anët! Momentalisht, përndjekësi i familjes sime për llogari të Sali Fundërrinës, Ols Dado, fytyrën e të cilit ju e patë vetëm një fraksion minuti në replikat e turpshme në thertoren e Erion Banit, më ka ndaluar çdo takim e komunikim. Kam vetëm këto pusulla ditore me avokatët, deri ditën kur do mund t’ju përqafoj të gjithëve ju, e të merrem me zë e me figurë me këta burra të paburra.

Disa më çojnë porosi që ta ul pak gjuhën, jo se prokurori ndërtues hakmarrës nuk e meriton, përkundrazi, por që “të mos çmendet më keq dhe ta punon më keq”. Jo se adashi kasap s’e meriton, por që “të mos të të qepet më keq se e ka ves të keq”.Po çfarë mund të më bëjnë më shumë? Të më dënojnë me vdekje? Se në burg jam e jam! Olsi nuk më hetoi, po më hyri nga vrima e çelësit në jetën time dhe në fustanet e gruas time, me një LETER ANONIME që s’është çudi ta ketë shkruar vetë ose ta ketë marrë të shkruar nga maniakët e Sali Fundërrinës!

Ore a e keni dëgjuar ndonjëherë vrasësin e 21 janarit dhe Remzi Hoxhës, kriminelin e Gërdecit, burgosësin e liderit të opozitës, zjarrvënësin e gazetës “Koha Jonë”, druvarin mbi kurrizin e opozitarëve dhe gazetarëve, hajdutin e zgjedhjeve të 1996-ës, 2009-ës dhe 2011-ës në Tiranë, bashkëthemeluesin e piramidave me Suden dhe Vebi Alimuçën, pompistin e naftës së Millosheviçit, besëprerin e Azem Hajdarit, gllabëruesin e Klubit Partizani, shokun e idealeve të Rezar Taçit dhe grepsin e lekëve të fëmijëve autikë, pra mender jush, Sali Këllirë Berishën, që t’i kërkojë falje ndonjërit nga 10 mijë viktimave të qenefit të gojës së tij?

Mendohuni pak! Kurrë nuk e ka bërë, përveçse në një rast. S’ka lënë burrë, grua, vajzë, baba, nënë, vëlla, motër, xhaxha, hallë, dajë, krushk, gjysh, nip, pa rrotulluar në atë halenë e gojës së tij ai kurrizo burrë, për kë i ka dalë apo i kanë nxjerrë përpara, por kurrë s’ka thënë gabova.

Tani imagjinojeni: Ols Dados i ka kërkuar falje me zë e me figurë! E kërdisi njëherë për t’ia kujtuar se kush është tutori i Violinës dhe pastaj e përkëdheli me një ndjesë publike përpara se të ma lëshonte mua në kurriz, si ata pitbullët që bëjnë lajm me kafshimet e tyre. Jam sot I VETMI politikan që ka kaluar në labirinthin ilegal të një VETINGU 20 vjeçar. Kam dalë nga labirinthi pa ASNJË shkelje për të përligjur burgun pa gjyq, duke më ndërprerë me dorën e një maniaku dhe thikën e një kasapi kontratën me zgjedhësit.

20 vjet VETING - asnjë biletë, asnjë hotel, asnjë apartament, madje asnjë drekë e darkë, që dikush të ketë paguar për mua në detyrë. ASNJË! ZERO! NADA! NICHTS! Ndaj, ju që më doni e më besoni, kur shikoni në televizor lloj-lloj gjithollogësh, kujtohuni që këta “inkuizitorë nga divani” nuk do t’i bënin dot ballë as Vetingut të 24 orëve të fundit, le më të 20 viteve, siç m’u bë mua nga mosha 24 në 44 vjeç.

Shumica nuk justifikojnë as orën që kanë në dorë (madje më kujtohet njëri, nga më të zellshmit, që i binte në tv familjes së një “krimineli” që i kishte falur një orë) se lëri të tjerat, pasuri e vënë me deklarim të rremë rroge e me gjoba portalesh! Po s’kemi ç’bëjmë, kur as bëhet fjalë të kenë bërë një nga mijëra punët e mia për Tiranën, xhanëm të qe për ta, vazhdonin rrinin me Rolex mbi bajgat e Tiranës mesjetare!

Por, pas marrëzive për lodra fëmijësh e shtëpi fakirësh në katunde, kam prapë! Vjehrri im i ndjerë, Arben Jakov Xoxa, kishte dje 6-vjetorin e ndarjes nga jeta. Ai qe profesor, sipërmarrës, botues dhe gjahtar i apasionuar - dhe kjo, trashëguar nga i ati, shkrimtari Jakov Xoxa. Madje, qejfmbetjen e fundit me mua e kish pse qeveria jonë vendosi moratorium për gjuetinë; kush e ndan këtë pasion e kupton.

Por, në vend ta kujtonim buzagaz, Ols Violina, që njësoj si tutori i tij Sali Fundërrina, përdhunon të gjallë e të vdekur, më kërkon llogari për një makinë të cilën vjehrri e bleu para vdekjes, e që një nip i tij e paskësh shitur, pas vdekjes së tij, në portale të llojit “merr e jep” apo “shit e bli”!

Pra, vjehrri, i cili ka 6 vjet që ka vdekur, ka gjetur një makinë okazion në Gjermani dhe e ka blerë. Më pas ia ka shitur të nipit. Ky e ka rishitur në Shqipëri. Blerësi i makinës nga nipi i vjehrrit e paska shitur gjithashtu më vonë. Dhe këtu, unë paskam pastruar paratë e korrupsionit në bashki!!! Ju betohem, nuk tallem! Eshtë për të ulëritur, po është kështu, sipas Ols Dados.

Unë kam 7 daja, 2 xhaxhallarë, 3 halla dhe nja 25 kushërinj të parë. Asnjë prej tyre as ka hyrë në Bashkinë e Tiranës në këto 10 vite dhe unë as nuk di për këta të mitë sa nipa e mbesa kanë, ku jetojnë, e ç’makina ngasin. Si mund ta di për nipat e mbesat e vjehrrit? Nuk jam as “Xhixh Merimonga” - gomistieri ikonik i humorit - që të di çfarë llaskash, disqesh, apo marmitash ia shtojnë vlerën një makine.

Pronari i parë i makinës është në varrezat e Tufinës prej 6 vitesh - i kam thënë Olsit, le të vejë ta pyesë aty. Saliu ka eksperiencë zhvarrimesh. T’ia bëjë këtë nder pitbullit të tij. Unë vetë kam lëvizur me biçikletë, jo Range të kuq si Ols kingu, një rraqexhi vanitoz, pesanjos dhe karagjoz.

Ndaj, edhe njëherë, për të gjithë ata që “bezdisen” nga gjuha ime. Ju lus të kuptoni që jam në burg, me një letër anonime, një prokuror hajvan dhe një gjykatës taleban. Ata kanë edhe gurin, edhe arrën, edhe rrjetin e gojëve të ndyra të mëngjes-drekë-darkës.

Por, mjaft të shihni vendimin më të freskët të Strasburgut për paraburgimin pa gjyq, për të kuptuar që busulla na duhet drejt Europës, e jo drejt kënetës së Sali Bufit, Ols akrepit dhe Ban nepërkës. Shëndet e jetë!

SI.E./r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Francesk Radi: 26/02/2025 19:57

    Nese del ne Ankand kjo bicikleta , Une e heq kengen time nga qarkullimi

    Përgjigju
  • Titi: 26/02/2025 19:32

    Po sikur Arjolen e nxorren video TV me range duke dale ngasky tower. Apo eshte range nuses jo tendi. Me biciklete ke vajtur te vila? Ti je supermashtrues.me rrogen tende as rrobat e tua nuk justifikon dot.kam 10vite marr 3fishin tend si page dhe prape jam i zhytyr me kredi.

    Përgjigju
  • ELDA: 26/02/2025 18:11

    un e di qe ne burg nuk te lene telefona si i publikon keto pamje.

    Përgjigju
  • Fred: 26/02/2025 17:48

    Jyve qe shkruani perlali erin dhe haroni qe keta qyqtare kane bere korupsonin me te madhe ne shqiper gjete tere kohes erdhen ne tirane pa breke e u bene bosa me ora eolekse se per nje qe kapej me nhe cigare hasha e denibub 3 deri ne 5 vjete se nuke kishin tu jepnin dhe lirinin ata qe ju e dini mire sa jepnin e dilnin po lereni tjetrin ne hallun qe e ka zene me keta gangistera qe sdi ku i kane leket mose ju zente halli juve se ne kuriz te tjetrit flitet kollaj

    Përgjigju
  • Berat Çelepias: 26/02/2025 17:24

    .....biçikletë???!!! Ti je gënjeshtar patologjik

    Përgjigju
    • Deni: 27/02/2025 08:39

      Olsi Dado,po si je mor djale?!…

  • labi: 26/02/2025 17:13

    Yyyytt ca kujto ti se burgu eshte zyre ee?? mos do inter et dhe orar takimi me popullin eee,?? rri aty provo supen ate boj

    Përgjigju
  • tironci: 26/02/2025 16:36

    boo na e neverite o vemje.pervec klasit s qe kishe se levizte zonja jote plus ke pas dhe makinat efunit elektrike ,,pse nga kodra diellit me biciklete vishe o zorraxhi,pa hy ne politike kishe shofer dhe makine peugeot vishe mershe shurren tate ne pune

    Përgjigju
    • Kimi: 26/02/2025 17:56

      Lali i beson dhe vete genjeshtrat qe thote keshtu qe mos e rendo me. Une per vete e kam pare shpesh me biciklete pa shale.Ndersa Ajolen e kam pare vete duke blere rroba dhe bikini lekure tek Gabi. Vjehrin Lali e ka trashegimtar te Rrok Felerit prandaj mos i bjer ne qafe kot.

  • Ina: 26/02/2025 16:18

    25 kusherinje te pare plus kusherinjt e këtyre me krushqite përkatëse, ti paske nje ushtri me vete. Prandaj ben gangsterin ti... Po ti fole o I uruar se na habite qe ske frik as te kërcënosh dhe prokuroret. Prandaj thua ti qe je nga ata qe te hyn ne shpi e te ben shurrën se ti qenke shtet paralel.

    Përgjigju
  • venaliu: 26/02/2025 16:04

    aman o kollodok se e gjith tirana e di qe leviz me s class ab 007 ev . shite ate dhe more nje vw elektrik me targa 777. Ste kemi par ndonjeher me biciklet, edhe kur beje koncerte te sheshi vec me s class levizje . a ka fshatar akoma qe i besojn ktyre m???? allall e kastro zizo po ben qejf tani

    Përgjigju
  • veliaj juridiksi: 26/02/2025 15:50

    veliaj eshte spektakolar. kallezimin anonim sipas tij, ( qe nuk eshte anonim) e ka shkruar prokurori ta denoje. ky mendjelli haron se prokurorit ska nevoje per denoncim anonim, pasi e hap ceshtjen ne themel dhe heton vet....sa injorant kan drejtuar kete vend. sa shume. koha per nje shqiperi te madhe

    Përgjigju
  • Hajdut u ndershem: 26/02/2025 15:35

    Ti je hajdut i edukuar ta dhjeu vetem Ajola me ato 860 mij Euro qe harxhoi per tanga fustane e brek .

    Përgjigju
  • Iliri: 26/02/2025 15:29

    Po na thuaj njeher o kryetar keto 3 hallat e tua me cfare mbiemri I kane burrat? Se mbase ta gjejmë e ta faktoime ndonje kusheri te pare qe ka zbatuar e vjedhur prona nepermjet telefonatave te tua.

    Përgjigju
  • Populli: 26/02/2025 15:28

    Rri mer Veli ne burg e mos na tharto mendjen duke lexuar cdo dite padrejtesit qe te kane bere ty kur ti i vidhje qepet e sallaten fshatarve per buken e gojes.Aty rri dhe perballu me kete gjyqsor sic ka bere cdo Shqiptar.Drejtesia njesoj eshte per te gjithe.Po fitove pafajsi merr leket ne strasburg deri ateher rri aty ngrohte e mos na derdellis me se spo kemi terezi te shikojme perdite letrat e tua.

    Përgjigju
  • Lalka: 26/02/2025 15:20

    o po te bashkohet qielli me token bashke lalka Erka nuk del nga qelia ta harroni

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Studentët dhe të rinjtë kujt duhet t’i japin prioritet: