Politikë

Veliaj nga qelia ndan dokumentarin për transformimin e kryeqytetit: Lufta për Tiranën Europiane nuk ndalet

21 Shkurt, 19:14| Përditesimi: 21 Shkurt, 19:19

  • Share

TIRANË- Nga qelia, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka ndarë një dokumentar që tregon transformimin e Tiranës nga vitet 1990 deri më sot.

Është i njëjti dokumentar që u transmetua gjatë takimit të kryeministrit Rama me punonjësit e Bashkisë së Tiranës. Veliaj shkruan se kjo është një videokujtesë e luftës për Tiranën Europiane, që nuk ndalet.

“Një videokujtesë e luftës së pashoqe për Tiranën Europiane, që nuk ndalet. Më e mira është gjithmonë përpara”, shkruan Veliaj.

Dokumentari tregon disa momente të ndryshimeve në Tiranë që me zgjedhjen e Ramës si kryetar Bashkie në tetor 2000 më pas ndryshimet që kur drejtimin e mori Erion Veliaj në 2015.

Një pasazh i vogël nuk mungoi për Lulzim Bashën, i cili mori drejtimin e Bashkisë së Tiranës më 2011 deri 2015, moment të cilin me ironi PS ka zgjedhur ta shfaqë si një kryetar që fjeti gjumë.

 

SI.E./r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Primaret në PD, a mendoni se do të jetë një proces i drejtë?