Politikë

Veliaj nga qelia për Report Tv: Kam takuar vetëm Ajolën dy herë, djalit s’ia shpjegoj dot pa lot në sy se ky vend i mallkon ata që punojnë

6 Mars, 22:01| Përditesimi: 6 Mars, 22:08

  • Share

 

Prej 25 ditësh në qeli, kryebashkiaku Erion Veliaj thotë për Report Tv se nuk e ka takuar djalin pasi nuk ka guximin t’i shpjegojë se ky vend i mallkon ata që punojnë. Vetëm dy takime ka zhvilluar me bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa.

Pyetje: Keni pasur mundësi të takoheni me djalin e vogël dhe me bashkëshorten apo nuk ju është lejuar asnjë takim?

Erion Veliaj: Jo, nuk e kam takuar djalin. Nuk ia shpjegoj dot pa lot në sy e ngashërim se ky vend ende i mallkon ata që punojnë, rrëzon ata që ndërtojnë, pengon ata që përpiqen, lufton atë që ndihmon çdo njeri në nevojë!

Dua që ai të rritet në një Tiranë, të ecë në një shesh Skënderbej, të vrapojë te Parku i Liqenit, të luajë te Parku Rinia, të mësojë te Piramida e të ndihet krenar që i ati dha një dorë për qytetin më dinamik në Europë. Nuk i mbaj dot lotët kur më kujtoni djalin, po e le me kaq.

Ajola është lejuar dy herë. Të tjerët asnjë! As drejtuesit fetarë, as kolegët, as miqtë! Shpresoj që Olsi të ndihet burrë i madh dhe trim me këto izolime banale.


Lajmi kryesor:

Ekskluzive/ Erion Veliaj për Report Tv: Arrestimi im, përpjekje për të goditur PS! Rama, i vetmi që garanton që drejtësia të ketë 'peshore'! Dado në konflikt interesi


SI.E./r.k./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Kontrata e lobimit të PD, besoni se SPAK do zbulojë burimin e financimit?