Kronikë

Veliaj ngriti sot shqetësimin, ç'ndodhi në aksidentin që tronditi Tiranën 5 vite më parë! Gruaja do të kishte shpëtuar nëse do ishin kangjellat

24 Korrik 2021, 14:56| Përditesimi: 24 Korrik 2021, 15:00

  • Share

1627131082_dhurataprifit.jpg

Kangjellat dhe viktima Dhurata Prifti

Kreu i Bashkisë së Tiranës ngriti sot shqetësimin për disa vendime gjykatash që kanë urdhëruar Bashkinë të heqë kangjella të vendosura në rrugët e kryeqytetit për të parandaluar aksidentet. Veliaj tha se këto kangjella kanë shpëtuar jetë.

Por kur ka nisur ky diskutim në Tiranë? Shqetësimi nisi pas një aksidenti të tmerrshëm të ndodhur në kryeqytet plot 5 vite më parë. Në korrik të vitit 2016 u mor zvarrë nga një makinë në kryqëzimin e rrugës "Jordan Misja" me Unazën pranë Arshivit të shtetit, Dhurata Prifti, 37 vjeçe. Bashkë me dy fëmijët e saj, ajo po kalonte rrugën kur një automjet "Benz" me shpejtësi i përplas të tre dhe largohet menjëherë nga vendngjarja. Pasi përplas fëmijët ai merr para nënën që përfundon nën makinë dhe kur qytetarët i kërkojnë të ndalojë shoferi automjetit shton shpejtësinë. Autori i këtij aksidenti Andrea Memollari, 20 vjeç, u dënua më vonë me 6 vite burg.

Por vetëm disa ditë pas këtij aksidenti Bashkia Tiranë mori vendimin që të rrethonte trotuarin me kangjella, iniciativë që e ndërmori edhe për rrugë të tjera në kryeqytet.

Shqetësimi për heqjen e kangjellave është rikthyer sot nga kreu i Bashkisë së Tiranës Veliaj, i cili i akuzon gjyqtarët se favorizojnë pronarët e lokaleve dhe lavazheve.

 

 

VIDEO/ Nga aksidenti


Lajmi kryesor:

Kangjellat anash rrugëve, Veliaj reagon ashpër: Ato mbrojnë jetë njerëzish, gjykata na urdhëron t’i heqim, vendime skandaloze të lobuara nga lokalet dhe lavazhet


K.T.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?