TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka publikuar në Facebook një video që tregon transformimin e Parkut të Liqenit Artificial. Krahas videos së ndarë, Veliaj shkruan se nuk ka burg pa gjyq e as letra anonime që e ndal hapin për ndryshim.
“Mirëmëngjesi, me këtë video që tregon se me sa shumë dashuri e këmbëngulje është punuar në Tiranë, qoftë edhe për një kënd lodrash, për të kuptuar se nuk ka burg pa gjyq e as letra anonime që mund ta ndalin vrapin e saj! Bashkë”, shkruan Veliaj.
Në pamje shfaqen edhe momente nga protestat e shoqërisë civile dhe të Partisë Demokratike në 2016, kundër projektit për transformimin e Liqenit.
Veliaj po mbahet në qeli në paraburgimin e Durrësit, ndësa u arrestua më 10 shkurt nën akuzë për korrupsion e pastrim parash.
Komente
