Veliaj padit Dumën për shpifje/ PD: Tenton të imponojë heshtjen tonë, por ne nuk kemi frikë

23 Janar 2021, 16:02| Përditesimi: 23 Janar 2021, 16:05

  • Share

Pas padisë së kryebashkiakut Erion Veliaj në drejtim të ish- deputetes Grida Duma për shpifje, i menjëhershëm ka qenë reagimi i PD-së. Sipas tyre, kjo padi synon që t’u mbyllë gojën, por theksojnë se kjo gjë nuk i tremb.

“Është e qartë: Rama dhe buratini i tij kryesor janë të frikësuar. Ata po përpiqen të mbyllin gojën e kujtdo që thotë të vërtetën.

Qëllimi i vetëm i tyre  është të vazhdojnë të qeverisin në kurriz të popullit shqiptar me dështimet e tyre, pa asnjë ndërhyrje. Ne nuk kemi frikë nga asnjë proces gjyqësor që tenton të imponojë heshtjen tonë, pasi jemi këtu vetëm për një qëllim që është interesi publik i shqiptarëve. As Rama, as buratini i tij, askush nuk do të na e mbyllë gojën”, shkruan PD-ja.


Lajmi kryesor:

Përgjimet e 'Ndrangheta'/ PD: U përmend edhe Erion Veliaj! Kryebashkiaku padit në gjykatë Grida Dumën: Trafikante e apartamenteve


B.K./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?