Parku '7 Xhuxhat'

Politikë

Veliaj: Parku ‘7 Xhuxhat’ rifitoi jetën si hapësirë publike për fëmijët dhe familjet

24 Qershor, 13:56| Përditesimi: 24 Qershor, 14:05

  • Share

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka ndarë një tjetër histori suksesi për transformimin urban të kryeqytetit.

Në një postim në rrjetet sociale, ai rikujtoi se për katër vite me radhë, parku te “7 Xhuxhat” ishte lënë në harresë nga administrata e mëparshme, pa asnjë investim, duke u kthyer në një hapësirë të thatë në zemër të qytetit.

Por gjashtë vite më parë, Bashkia vendosi ta ndryshojë këtë realitet duke e kthyer atë në një nga këndet më të bukura të lojërave për fëmijët.

“Për 4 vjet, parku te “7 Xhuxhat” u la në harresë nga administrata e kaluar, pa asnjë investim, një hapësirë djerrë në mes të qytetit.

6 vjet më parë e ndryshuam atë realitet kur shtuam një tjetër park lojërash në Tiranë. Kështu, “7 Xhuxhat” nga privat, u kthye në hapësirë publike me parking poshtë për prindërit dhe lojëra përmbi për fëmijët. 

Histori që tregon se filozofia jonë ka qenë gjithmonë ajo e punës, jo e llogjeve”, shkruan Veliaj.

Xh.K/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • EriEri: 24/06/2025 14:17

    Z.Erjon,ne radhe te pare ju uroj lirim te shpejt dhe me faqe te bardhe. Tani nuk di nqs ju mund ta lexoni por gjithsesi po ju shkruaj dy fjale. Nuk di nqs eshte detyra e bashkis se tiranes ,por besoj se po sepse terminali furgonave jug veri ne tirane eshte nesje sepse po zgjatem por rastesia deshi qe te udhetoja me nje nga furgonat dhe mu desh te shkoja ne terminal. Pamja qe pash ishte per ibret , plehra gjithe andej shofera dhe pasagjer ne mes te pisllekut pale anet e ruges plot me plehra dhe barera te keqija, ishte per te ardhur keq . Gjithe ajo tirane qe po vizitohet perdite nga mijera turist pale ne qytetaret se ne jemi mesuar me jnje pamje hyrese per te qare me lot. Ju lutem si qytetare beni dicka sepse eshte nje pamje e tmerrshme ate dite furgoni qe mbushur dhe me turist dhe na vinte turp me cna shikonin syte . Me respekt nje qytetare nga jugu.

    Përgjigju
    • Artan: 25/06/2025 14:05

      Ishalla e ngrys ne burg se veliaj eshte kryeplehra e shqiperise.

  • Sondazhi i ditës:

    NATO miraton rritjen e shpenzimeve me 5% për mbrojtjen, si e vlerësoni?