Veliaj pas protestës: Faleminderit atyre që pastrojnë! Që s'kanë shtëpi në Hollandë e as kanë vrarë në Bulevard (VIDEO)

8 Korrik 2019, 22:37| Përditesimi: 8 Korrik 2019, 22:42

  • Share

Menjëherë pas mbylljes së protestës nga ana e opozitës, në terren kanë zbritur punonjësit e Bashkisë së Tiranës të cilët kanë normalizuar situatën duke rikthyer rregullin dhe pastërtinë. 

Siç shihni edhe nga kjo video e publikuar nga kryebashkiaku Veliaj, në funksion të pastrimit shkuan edhe mjetet e pastrimit si dhe botet me ujë për të bërë larjen e rrugës, duke e rikthyer atë në gjendjen e mëparshme dhe në shërbim të qytetarëve.  Teksa ka falenderuar punonjësit e Bashkisë që edhe këtë mbrëmje janë në terren për të mbajtur pastër Tiranën, Veliaj ka ironizuar  drejtuesit e opozitës.  

“Faleminderit atyre që pastrojnw! Që s'kanë shtëpi në Hollandë! Që s'kanë pasaporta austriake! Që s'kanë mundësi për botox! Që s'kanë ndërtuar kat 13 pa leje! Që s'kanë vrarë kënd në Bulevard! Që fëmijët i çojnë në shkolla publike! Që s'kanë kunat t'ju financojë protesta”, shkruan Veliaj në twitter.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Cim tironci: 09/07/2019 03:56

    ZGJEDHJET e13 TETORIT RREZIKOJNE VELINE SI KRYEBASHKJAK I TIRANES

    Përgjigju
    • O tej: 09/07/2019 10:22

      Kryeta Bashkie me 13 tetor zgjidhet i madhi Nard Noka

  • www.youngtribune.com: 09/07/2019 03:23

    Vazhdoni punet qe keni lene ne mes se opozita e HUMBUR kete pune ka. Vetem sa kakaris

    Përgjigju
  • prec zogaj: 09/07/2019 00:06

    C'TAKSIRAT KANE PASTRUESIT E SHKRETE TE MERREN ME ato QE LENE QENTE E PD DHE LSI,,,,VEND E PAVEND....///

    Përgjigju
  • Roza: 08/07/2019 23:09

    Sa bukur e ke thene o Veliaj. Vodhen e vrane e I doli boja fare.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?