Erion Veliaj me qytetarë

Politikë

Veliaj: Pas tërmetit ndërtuam 5 lagje të reja rurale, 800 shtëpi individuale dhe 20 shkolla moderne në Tiranë

8 Maj, 12:31| Përditesimi: 8 Maj, 12:34

  • Share

Pasojat e tërmetit shkatërrues të vitit 2019 u shndërruan në një sfidë të jashtëzakonshme për qytetin e Tiranës, por edhe në një mundësi për t’u rilindur. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka ndarë në rrjetet sociale një bilanc të punëve të kryera në kuadër të procesit të rindërtimit.

“Pas tërmetit të 2019, Rindërtimi ka qenë një sfidë e jashtëzakonshme për të gjithë. Nga ato që shenjojnë jetën e njerëzve, por edhe të vetë qytetit. Nuk e harroj solidaritetin e atyre ditëve dhe ajo çfarë erdhi më pas: një punë e madhe për ta kthyer këtë sfidë në një mundësi për Tiranën. Sot jam krenar kur kujtoj se kemi rindërtuar 5 lagje të reja në Zonat rurale - Ndroq, Pezë, Vaqarr, Zall Herr, Baldushk - jo thjesht si vende banimi, por duke krijuar komunitete të mirëfillta, me infrastrukturë moderne, rrugë, ndriçim dhe shërbime publike, që sjellin dinjitet dhe cilësi jetese.

Ndërtuam mbi 800 shtëpi individuale në të gjithë Tiranën, duke strehuar në kohë rekord familjet e prekura nga tërmeti. E po ashtu, rindërtuam mbi 20 shkolla të dëmtuara, të cilat i bëmë më të mëdha e më të sigurta për nxënësit. Pa harruar 2 lagjet e reja, Kombinatin dhe 5 Majin, të cilat pavarësisht stërkëmbëshave, sot po kthehen në shembuj se si rilind një qytet pas Një sfide si ajo e tërmetit, me pallate të reja, shkolla, çerdhe dhe kopshte, e institucione publike, duke u ndërtuar me standarde europiane. Vetëm puna i bën këto”, thekson Veliaj.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se zgjedhjet do ndikojnë në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së?