Kryetari i Bashkisë së Tiranës ka ftuar edhe njëherë kryetarin e PD, Lulzim Basha të ballafaqohet në fushatën e ardhshme me qytetarët e Tiranës për punën e 4 viteve kur drejtonte Bashkinë e Tiranës.
“Duke qenë se në fushatë është populli që interviston ata që aplikojnë për punë, secili prej nesh kur intervistohet për punë, qoftë edhe ju si gazetarë, pyetja e parë që ju bëhet është: Ku keni punuar më parë? Pyetja e dytë është: Si keni punuar më parë? Kështu që, pyetja për Lul Bashën me shokë është, ku kanë punuar më parë? Përgjigja është: Në Bashki të Tiranës. Teksa intervistoheni nga populli për të marrë një punë më të rëndësishme duhet të jepni një llogari dhe të jeni transparentë. Pse nuk punonte sahati për 4 vite? Pse qyteti nuk pastrohet? Pse nuk u mboll një pemë? Pse nuk u ndërtua një shkollë?”, tha Veliaj
Lajmi kryesor: