Politikë

Veliaj pret homologun nga Brukseli: Shqipëria është një pjesë e madhe e projektit evropian

7 Shkurt, 12:01| Përditesimi: 7 Shkurt, 13:16

  • Share

Erion Veliaj priti sot në bashkinë e Tiranës, kryetarin e Bashkisë së Brukselit, Filip Klose.

Në vizitën e tij, Klose vlerësoi marrëdhëniet e ngushta mes Brukselit dhe Tiranës, duke theksuar se diaspora shqiptare në Belgjikë ka një rol të rëndësishëm në forcimin e këtyre lidhjeve. 

“Ju e dini që Shqipëria, në veçanti Tirana, është në zemrën time. Ne kemi bashkëpunuar për shumë vite së bashku dhe është shumë e rëndësishme sepse para së gjithash, diaspora shqiptare është kaq e madhe në vendin tim. Por, gjithashtu është e rëndësishme për mua të ndaj se, si kryeqytet i Bashkimit Evropian, unë dua gjithmonë të dëshmoj se Shqipëria është një pjesë e madhe e projektit evropian”, u shpreh ai.

Nga ana e tij, Veliaj e cilësoi kryebashkiakun Klose si një mik të çmuar të Tiranës dhe Shqipërisë, duke e falënderuar për mbështetjen e dhënë, veçanërisht në kohë sfidash, si tërmeti i vitit 2019.

“Ju jam shumë mirënjohës për miqësinë! Pas tërmetit, ju ishit i pari që erdhët këtu për të vizituar disa nga familjet e prekura. Kur ditët janë me diell, edhe punët shkëlqejnë, të gjithë janë shok e miq, por kur ditët janë të vështira dhe kur janë ato ngrysjet e situatave sfiduese, aty duken shokët e vërtetë. Je një shok, një mik i vërtetë, jo vetëm i imi, por i të gjithë shqiptarëve”, theksoi Veliaj.

Në shenjë mirënjohjeje, kryebashkiaku i Tiranës i dhuroi Klose një jelek tradicional shqiptar, duke e quajtur një simbol të afrimit të tij me kulturën dhe traditat shqiptare. Vizita e kryebashkiakut të Brukselit në Tiranë u zhvillua në kuadër të “Paktit të Qyteteve të Lira”.

Xh.K/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A është veprim i duhur nga SPAK arrestimi i Veliajt 3 muaj para zgjedhjeve?