Tirana

Veliaj pret Presidenten e Kroacisë, Kitaroviç: E surprizuar nga ndryshimet që pashë në Tiranë

20 Korrik 2018, 13:38| Përditesimi: 20 Korrik 2018, 16:02

  • Share

“E surprizuar nga ndryshimet që pashë në Tiranë”, ishin fjalët e Presidentes së Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitarović, e cila në vijim të vizitës së saj në Shqipëri, u prit sot në një takim të veçantë nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Presidentja Kitarović dhe kryebashkiaku Veliaj diskutuan për rritjen e bashkëpunimit mes Tiranës dhe qyteteve kroate, si dhe mundësitë e shkëmbimit të eksperiencave pozitive.U shpreha edhe më herët për median kroate, sa e surprizuar jam me ndryshimet që pashë në Tiranë. Që prej vizitës time të parë këtu në 1993, pashë se sa ka ndryshuar qyteti”, tha Kitarović, e cila u shpreh shumë e nderuar për marrjen e “Çelësit të Qytetit.

Presidentja e Kroacisë,  Kolinda Grabar-Kitaroviç

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj vlerësoi rolin që Kroacia ka luajtur dhe po luan për një politikë me dyer të hapura për rajonin e Ballkanit, si zëdhënëse e përparimit tonë drejt BE-së.

Kroacia ka mbajtur një politikë me dyer të hapura për rajonin, duke u bërë zëdhënëse e përparimit tonë drejt BE-së. Mendoj se për ne, Kroacia dhe lidershipi i saj, mrekullia e transformimit të Kroacisë në procesin e integrimit në BE, është jo thjesht një destinacion, por një rrugëtim. Ndaj, po mbajmë shënime dhe jam jashtëzakonisht i frymëzuar nga ky rrugëtim.

Kryebashkiaku, Erion Veliaj

Në shenjë miqësie, Veliaj i dorëzoi Presidentes së Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitarović edhe “Çelësin e Qytetit”.

Kryebashkiaku, Erion Veliaj

Më pas, Presidentja kroate dhe kryebashkiaku i Tiranës vizituan edhe “Parkun Europa” në sheshin “Skënderbej”, ku në mënyrë simbolike të miqësisë, mbollën edhe një pemë.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet t’u jepet mundësia prokurorëve të SPAK të rikandidojnë?