Tiranë/ Rehabilitimi i Lanës nga ‘Pallati me Shigjeta’ te rruga ‘Teodor Keko’, projekti 29 mln €, Veliaj: 317 familjet që preken do të marrin banesë të re

31 Korrik, 14:11| Përditesimi: 31 Korrik, 23:09

  • Share

Aty ku sot ndodhet ura e madhe tek Pallati me Shigjeta do të nisë projekti i ri për rehabilitimin e Lumit Lana deri në Rrugën “Teodor  Keko’, pranë Astirit. Kryebashkiaku Erion Veliaj prezantoi (sot) projektin që shënon kapitullin e tretë për transformimin e Lumit Lana në vijim i punëve të nisura nga Edi Rama në vitet 2000-2011.

Transformimi i lumit të Lanës nga administrata e Edi Ramës Tiranës në vitet 2000-2011 i referohet një epoke që lidhet me hapjen e një kapitulli të ri të qytetit. I cili vijoi me transformimin e Lanës, nga materniteti i ri “Koço Gliozheni” deri te rrethrrotullimi i Shkozës. Ajo ishte një zonë, që konsiderohej si fundi i botës. Kush jeton në Shkozë vjen për punë minutash në qendër’, tha Veliaj

 Janë 317 familje që preken nga projekti të cilët do të trajtohen me bonues qiraje dhe më pas do të marrin banesë të re falas. Ashtu si në Astir e projekte të tjera, Veliaj tha se pret që edhe për këtë investim banorët të përdoren politikisht duke u bërë thirrje të mos përfshihen në këtë histori. 

Për ata që janë pronarë legjitimë të pronave private buzë Lanës është një lajm i shkëlqyer sepse do të kenë mundësi ta zhvillojnë pronën e tyre. Ndaj, dua t’ju bëj thirrje qytetarëve: Mos u përdorni mish për top! Kush bashkëpunon i pari, do futet në shtëpi i pari. Kush shkon t’i vërë biberonin llasticave që humbasin me 60 mijë vota dhe nuk dinë ta kapërcejnë humbjen, atëherë sigurisht do futen të fundit. Në këtë kuptim “kush vjen i pari, shërbehet i pari, tha ai.

Çfarë parashikon projekti?

Projekti përfshin zgjatjen e dy bulevardeve kryesore, "Gjergj Fishta" dhe "Bajram Curri" paralel me rrjedhën e Lanës. 
Segmenti i ri 1.8 kilometra, do të përfshijë ndërtimin e një shtrati të ri për lumin, për eliminimin e përmbytjeve të shpeshta në zonë. Do të ndërtohen dy ura të reja mbi lumin Lana, të cilat do të shërbejnë për qarkullimin e automjeteve, biçikletave dhe këmbësorëve. Urat, me një gjatësi prej 24 metrash, do të lidhen me bulevardet e zgjeruara që do të përfshijnë gjithë infrastrukturën, si sinjalistika, ndriçimi, peizazhi, dhe telekomunikacioni.

Projekti parashikon ndërtimin e korsive të dedikuara për biçikleta, me një gjerësi prej 2.5 metrash, trotuare për këmbësorë me gjerësi 2 metra, si dhe një pistë vrapimi 2 metra të gjerë. Infrastruktura do të krijohet edhe për personat me aftësi të kufizuar.

Gara për projektin është hapur në 18 korrik dhe mbyllet në 18 shtator ndërsa vlera e projektit është 29 milion euro.

Që qytetarët të mësojnë se çfarë përfitojnë, si do të trajtohen shpronësimet dhe vlerësimi i pronave, Bashkia e Tiranës ka hapur edhe një adresë emaili: [email protected]., ku ofrohet çdo informacion.

Ora 15:41
VIDEO 3D e projektit të Lanës/ Shikoni projektin, si do të transformohet Tirana nga 'Pallati me Shigjeta' tek kryqëzimi i Rr. ‘Teodor Keko’

Projekti që do të transformojë lumin Lana dhe qarkullimin në kryeqytet nga Pallati me Shigjeta deri tek kryqëzimi i Rr. ‘Teodor Keko’ në Astir do të kushtojë 29 milion euro.

Në një video të publikuar edhe nga kryeministri Edi Rama duket si do të jetë transformimi i zonës.

Projekti përfshin zgjatjen e dy bulevardeve kryesore, "Gjergj Fishta" dhe "Bajram Curri" paralel me rrjedhën e Lanës.

Segmenti i ri 1.8 kilometra, do të përfshijë ndërtimin e një shtrati të ri për lumin, për eliminimin e përmbytjeve të shpeshta në zonë. Do të ndërtohen dy ura të reja mbi lumin Lana, të cilat do të shërbejnë për qarkullimin e automjeteve, biçikletave dhe këmbësorëve. Urat, me një gjatësi prej 24 metrash, do të lidhen me bulevardet e zgjeruara që do të përfshijnë gjithë infrastrukturën, si sinjalistika, ndriçimi, peizazhi, dhe telekomunikacioni.

Projekti parashikon ndërtimin e korsive të dedikuara për biçikleta, me një gjerësi prej 2.5 metrash, trotuare për këmbësorë me gjerësi 2 metra, si dhe një pistë vrapimi 2 metra të gjerë. Infrastrukturë do të krijohet për personat me aftësi të kufizuar.

Ora 14:15
Veliaj thirrje politikës: Mos u përfshini duke penguar çdo investim në Tiranë, zgjatimi i Lanës do transformojë qytetin

 

Në prezantimin e projektit për rehabilitimin e Lumit të Lanës, nga Ura Teknologjike deri te kryqëzimi me Rr. “Teodor Keko”, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj kishte edhe një mesazh për opozitën, për të cilën solli në vëmendje se është bërë gjithmonë penguese e projekteve për zhvillimin e qytetit. Veliaj deklaroi me siguri se punët e mira do të vijojnë të bëhen në qytet, pavarësisht kundërshtimeve.

“Kam një thirrje për politikën: Mos u përfshini në këtë histori! Ndonjëherë, ndodh që i shikojmë investimet si një ububu e madhe. Por, duhet ta pranojmë se kjo ububu e madhe nuk vjen nga njerëzit e thjeshtë. Nuk ka njeri që nuk ka dalë një herë nga Shqipëria, që të shikojë se si është zhvilluar bota. Kjo problematikë ndodh sepse në investime përfshihet politika”, tha Veliaj.

Duke u ndalur te rasti i fundit në Këshillin Bashkiak, Veliaj tha se pavarësisht situatës së krijuar, vendimet do të merren, ashtu siç një prej tyre ishte miratimi i transferimit të godinës së Gjykatës së Lartë në fillim të Bulevardit të Ri. Ai shtoi se projekti parashikon edhe transferimin atje të godinës së shërbimeve të Bashkisë së Tiranës.

“Kur mendoj se në mbledhjen e fundit të Këshillit Bashkiak, pavarësisht grushtit edhe sjelljes ordinere, që prodhojnë këto partiçka të mbetura në tentativë, “Bulevardi i Ri” është një shembull i jashtëzakonshëm suksesi. Pavarësisht se grushti banal errësoi vendimet e Këshillit Bashkiak, por një nga vendimet ishte transferimi i Gjykatës së Lartë në fillim të Bulevardit të Ri. Ndërkohë, projekti që ka ardhur nga kompania amerikane, dhe besoj është në fazë shqyrtimi nga Këshilli Kombëtar i Territorit, parashikon që në një nga ndërtesat, në një nga 3 kullat, të transferohet edhe godina e shërbimeve të bashkisë”, nënvizoi ai.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • TIRANE 2000: 31/07/2024 20:45

    Kjo nuk është prioritet. kur është ndërtim i madh, Veliaj emocionohet! detyrat e tij kryesore ndaj qytetarëve (1) anulojë rrugët e dedikuara për biçikleta, nuk do të përdorin, vazhdon mënyra e vjetër, (2) ndërton trotuare pa pemë dhe shtylla me dritë në mes. le të ecim 2 persona së bashku në jetën tonë! Rreth 28 milionë janë shumë të mëdha, 2 propozimet e mia janë për 0.20% të atij buxheti! me falni pa fitore kete here!

    Përgjigju
  • Engjell: 31/07/2024 17:44

    Nuk zgjidhet me rrethrrotullim ajo nyje sepse ka trafik shume te larte. Teknikisht nuk do funksionoje. Do jete njesoj si tek Zogu i Zi. Duhen mbikalime/nenkalime ne te gjitha kryqezimet kryesore te Tirane.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?