Shpend Ahmeti dhe Erion Veliaj

Politikë

Veliaj pritet nga homologu Shpend Ahmeti në Kosovë: Prishtina qytet modern, do bashkëpunojmë me ekipin e ri pas zgjedhjeve vendore

27 Gusht 2021, 11:14| Përditesimi: 27 Gusht 2021, 11:19

  • Share

KOSOVË- Pas takimit me kryeministrin Albin Kurti, gjatë vizitës në Kosovë, kryebashkiaku Erion Veliaj është pritur nga homologu i tij në Prishtinë, Shpend Ahmeti.

Teksa Koosva pritet të mbajë zgjedhjet vendore në shtator, Veliaj shkruan se mezi pret që ta vijojnë bashkëpunimin, Tiranë-Prishtinë edhe me ekipin e ri që do të zgjidhet. Sakaq, kryebashkiaku Veliaj ka vlerësuar punën e bërë nga Ahmendi në drejtimin e qytetit të Prishtinës.

“Faleminderit për mikpritjen dhe miqësinë speciale Shpend Ahmeti gjatë këtyre dy mandateve në drejtimin e Prishtinës, sot një qytet modern e dinamik falë punës së Shpendit e skuadrës së tij. Mezi pres ta çojmë më tej bashkëpunimin me ekipin e ri pas zgjedhjeve vendore në Kosovë”, shkruan Veliaj.

Erion Veliaj është në një vizitë zyrtare në Prishtinë. Ditën e djeshme ai është takuar edhe me kryeministrin Albin Kurti ku kanë diskutua për ngjarjet kulturore që do të mbahen në kryeqytetet e të dy shteteve vitin e ardhshëm, ku Prishtina do të jetë pritëse e biennales “Manifesta”, ndërsa Tirana “Kryeqyteti Europian i Rinisë 2022”.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • drago: 27/08/2021 16:09

    Ku e ka modernizmin Prishtina te grate e mbuluara apo burrat me qeleshe....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?