Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ndodhet për një vizitë në Uashington, ku ka zhvilluar një sërë takimesh të rëndësishme në Kongresin dhe Senatin Amerikan. Veliaj u prit nga kryetarja e Kongresit, Nensi Pelosi, si dhe nga ish kandidati për President të SHBA-së, senatori Mitt Romney.
Në një postim në rrjetet sociale, krahas videos e fotove nga vizita, Veliaj shkroi se në 100-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve mes dy vendeve, raportet janë sot në nivelin më të mirë.
“Shumë i lumtur nga mikpritja e ngrohtë e kryetares së Kongresit Amerikan Nensi Pelosi dhe senatorit Mitt Romney në Uashington. Më vjen mirë që, në 100-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, raportet mes dy vendeve sot janë në nivelin më të mirë. Ishte kënaqësi të takoja edhe kongresmenin e Nju jorkut, Ritchie Torres, dhe udhëheqësin e shumicës në Senatin Amerikan, Charles Schumer”, u shpreh Veliaj.
"Lidhja jone eshte me shume se aleance shtetesh, eshte aleance popujsh", shtoi ai.
Siç pohoi ai, në takimin me kryetaren e Kongresit, Veliaj e informoi Pelosin lidhur me zhvillimet e fundit dhe e ftoi atë për një vizitë në Tiranë.
“E njoha kryetaren Pelosi me të gjitha të rejat nga Tirana dhe Shqipëria. Kryeministri ynë ka një respekt të veçantë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si një aleat kryesor, si një lider i vendosur dhe si dikush që ka marrë gjithmonë vendimet e drejta, si për aleatët tanë amerikanë dhe të NATO-s, ashtu edhe për të mikpritur ata që janë në nevojë, nuk ka rëndësi nëse janë ukrainas, afganë apo qoftë edhe iranianët e strehuar në Tiranë”, u shpreh Veliaj.
Vizita e kryebashkiakut Veliaj në Uashington do të vijojë me takime të tjera të rëndësishme, por edhe me komunitetin shqiptar që ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Siguria kibernetike ishte në qendër të takimit të zhvilluar në Uashington mes Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe senatorit Mitt Romney. Në vijim të vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kryebashkiaku takoi edhe senatorin republikan, i cili shprehu mbështetjen për Shqipërinë.
“Shumëkënaqësi të takoja senatorin Mitt Romney, një zë me dinjitet në politikë. Nuk ka rëndësi nëse jetojmë në një qytet në perëndim të Utah apo në lindje të Shqipërisë, sfida e sigurisë kibernetike po bëhet gjithnjë e më sfiduese dhe nevoja për përgjigje është jetike. Faleminderit Mitt Romney për mbështetjen e palëkundur të SHBA-ve për Shqipërinë”, thekson kryebashkiaku Veliaj.
Veliaj po zhvillon një sërë takimesh të rëndësishme në SHBA, mes të cilëve dhe anëtarë të Senatit dhe Kongresit.
Takime ne kongres dhe ne senat?! Po senati eshte pjese e kongresit.Me sakte do te ishte takime ne dhomem e perfaqesuesve dhe ne senat.
PërgjigjuPaguni paguni te dilni foto me nancy, kush ma thote i lidhje te kongresit amerikan me bashkine e leshit te tiranes?? nji lidhje sado te vogel
PërgjigjuBravo ky tironci,e paska kuptu fiks,ca kerkon ky ke nancy se ajo me zor e gjen shqiperin ke harta e jo me krietarin e bashkise tiran hahahaha
I had a sneaky suspicion that you were a wannabe komunist. Ju just confirmed! Well done mate
PërgjigjuO Erion fol per vete se na e veshtiros leximin dhe degjimin kur fillon e permend Ramen me servilizem. Nuk ka nevoje Rama per avokaturen tende o pilivese, por ktheje bashkine ne binare se e ke bere gjiriz me injorante, hajna dhe abuzues.
PërgjigjuEdhe ramen me zor e kujto kur vete andej pastaj ja kujtojne te veshi keshilltaret para se te bej takimin se me zor ben lidhjen aq vend i vogel jemi,keta sa behen qesharak me keto fotot se u ka dal boja dhe populli si ha mo
Per ca i duhej takimi me pelosin velos apo gjoja bekim amerikan para rikandidimit,harrova qe i bashkon sorosi se ai i mbeshtet demokratet ne usa
PërgjigjuO Shqiptar shikoni politikanët e krahut të Edi Ramës njerëz me intelekt e me prestigj. Flasin faktet, kurse krahu i kriminelit hajdut Salhe bajgës llum e plera. Si për shëmbull: Flamuri pa bisht, pijaneci Arben Ristani, Babale Salinjani, Grida Suma, Balona Tabake me një fjal gjith llumi i llumit të Shqipris. Faktikisht Shqipria po hecën e po përparon çdo dit. Ska më prokuror si Tom dreçi e Fatmira hajdari me 7 klas shkoll. Pra mbaroi koha e qenit Bastard hajdut kriminel Salhe bajgës. Shyqyr Zotit.
Përgjigju