Veliaj publikon foto nga kantieri në liqenin e Farkës: Sëshpejti me pedonale të re, pistë vrapimi e korsi biçikletash

8 Gusht 2022, 11:07| Përditesimi: 8 Gusht 2022, 11:13

  • Share

TIRANË- Shumë pranë kryeqytetit, Parku i Liqenit të Farkës është kthyer në një nga hapësirat më tërheqëse për të kaluar fundjavën, jo vetëm për ata që duan të shijojnë natyrën, por edhe për të apasionuarit pas sporteve ujore. 

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka publikuar sëfundmi fotot nga kantieri i punimeve që po transformon liqenin e Farkës, ku po punohet për pedonalen e re, pistën e vrapimit dhe korsinë e biçikletave.

“Kantieri i liqenit të Farkës ku po punohet për pedonalen e re, pistën e vrapimit dhe korsinë e biçikletave”, shkruan Veliaj krahas fotove nga punimet që po realizohen. Prej shtatë vitesh, Bashkia e Tiranës ka rritur vëmendjen e saj për zonat rurale të ish-komunave duke i shtrirë investimet në të gjithë sektorët si: infrastrukturë rrugore dhe arsimore, shërbime, gjelbërim etj.

Duke qenë fare pranë Tiranës, Liqeni i Farkës po kthehet në një destinacion të preferuar për të gjithë qytetarët, të cilët zgjedhin të kalojnë pasditet apo fundjavat në natyrë. 

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Donny: 08/08/2022 23:13

    Se shpejti brezi i ri i pallateve ..

    Përgjigju
  • Lui: 08/08/2022 12:35

    Kujt i'a bëni, kafshëve me rroba? Te pedonalja e parë aty në Farkë janë thyer të gjitha poçat. Kur them të gjitha, të gjitha pa përjashtim. Dhe kjo të bën të dyshosh që i kanë thyer me dashje dhe e mirëmenduar.

    Përgjigju
  • Termeti: 08/08/2022 11:30

    O z. Veliaj që po beni punë kjo duket ,por filloni edhe ne Kombinat me keto ritme si ne keto zonat rurale.

    Përgjigju
  • Dhendri i Besnik Bekteshit: 08/08/2022 11:23

    O Erion Instalacioni, mos kantiere te reja pa mbylluar ato qe jane tashme te hapura. Zbato afatet se nje rruge 200 m po te shkon 3 vjet per tu mbaruar.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?