Kronikë

Veliaj publikon pamjet e lagjes së re te '5 Maji': 3500 apartamente, s’ka kohë për pushim

24 Korrik 2021, 11:44| Përditesimi: 24 Korrik 2021, 14:28

  • Share

Me 3500 apartamente të reja, lagjja e re që po ndërtohet tek “5 Maji” do të jetë jo vetëm një nga më të mëdhatë, por dhe një nga më modernet. 

Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj ka publikuar video nga kantieri gjigand ku po ndërtohen jo vetëm njësi banimi, por njëkohësisht edhe objekte publike dhe arsimore. 

“Lagjja 5 Maji në kantierin e Rilindjes pas tërmetit. 3500 apartamente për 11 mijë banorë, 5 objekte publike ndër të cilat edhe godina e përbashkët e tatime-doganave, 3 objekte arsimore, një shkollë profesionale, si edhe qendra franceze e edukimit të Teknologjisë Digjitale për rininë “ECOLE 42”
S’ka kohë për pushim”, shkruan Veliaj.

 

 

 

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?