Veliaj publikon pamjet nga aksioni për pastrimin e Liqenit të Tiranës me makineri të specializuar

28 Korrik 2023, 13:47| Përditesimi: 28 Korrik 2023, 13:57

  • Share

Në këto ditë të nxehta vere, krahas kujdesit të veçantë për bimësinë, Bashkia e Tiranës po i kushton një vëmendje të madhe edhe pastrimit të liqenit nga çdo papastërti në sipërfaqe e brendësinë e tij. Kryebashkiaku Veliaj ka publikuar pamjet teksa shihet se si punonjësit kanë nisur punën me anë të një makinerie të posaçme, për heqjen e çdo papastërtie në brendësi të liqenit, përfshi edhe barërat.

“Ka nisur aksioni për pastrimin e Liqenit të Tiranës nga papastërtitë me makineri të specializuar! Mirëmbajtja e liqenit ka rëndësi po aq sa edhe mbjellja e pemëve përreth”, shkruan Veliaj.

Organizata Ndërkombëtare ‘White Flag’ ka certifikuar Liqenin Artificial të Tiranës si një liqen të pastër, duke mundësuar zhvillimin e lojërave të ndryshme të ujit.

Parku i Madh i Liqenit Artificial përbën masivin më të madh të gjelbërimit në qytetin e Tiranës. Tetë vitet e fundit parku është transformuar tërësisht, duke u rivitalizuar dhe duke u kthyer në një mushkëri të shëndetshme për kryeqytetin.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ximi: 28/07/2023 14:48

    Qenka fjala e fundit e teknologjise

    Përgjigju
  • Or tej: 28/07/2023 14:12

    Ata dalengadale po e thajne liqenin per ta batonizuar me pallate or teeeejjjjj

    Përgjigju
  • Tutu: 28/07/2023 14:02

    Cfare makinerie e specializuar… kjo rrangalljs ka vite qe rri e ndryshket ne breg te liqenit…

    Përgjigju
    • Toni: 30/07/2023 00:37

      fix

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?