Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka publikuar pamje nga procesi i rindërtimit të shkollës “Edith Durham”.
Në video duken punimet në fasadë, klasat dhe ambientet e përbashkëta që tashmë kanë marrë formë, duke i afruar përfundimit afatin e planifikuar.
“Më vjen mirë kur shikoj se sa shumë ka ecur puna për rindërtimin e shkollës “Edith Durham”, një nga xhevahiret e çmuara të Tiranës, të cilën do ta hapim në shtator për të gjithë nxënësit dhe prindërit, e për të cilët kam një mirënjohje të veçantë për mbështetjen dhe durimin që kjo vepër të dalë e përkryer, si 45 shkollat e reja që kemi ndërtuar në 10 vjet. Bekime”, shkruan Veliaj.
Komente
