Veliaj për Report Tv: Taksat lokale shtyhen në qershor, hiqen kamatëvonesat e UKT! Mos të kërkohet qira tek bizneset e mbyllura

29 Mars 2020, 14:35| Përditesimi: 29 Mars 2020, 15:53

  • Share

TIRANË - Taksa e hapësirës publike është pezulluar nga bashkia Tiranë deri në përfundim të luftës me COVID-19, ndërsa taksat lokale të cilat afatin e këstit të parë e kanë deri në 20 prill janë shtyrë për në qershor.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka shpjeguar se bashkia ka ndërhyrë duke hequr të gjitha kamatëvonesat edhe tek fatura e ujit, duke i bërë apel pensionistëve të qëndrojnë në shtëpi për ta paguar në një moment të dytë faturën.

Për të gjitha ata që kanë dhënë një ambient me qira për biznes Veliaj bëri apel të tregohen bujar duke mos e kërkuar qiranë këtë periudhë tek ato biznese që janë të mbyllura.

Por cilat janë zonat ku banojnë të prekurit me COVID-19 dhe aktualisht ndodhen në karantinë? Sipas Veliajt të infektuarit janë në të 11 njësitë administrative në Tiranë.

Tek rezervat ushqimore të Tiranës, Veliaj sqaroi se me të gjitha kompanitë ai ka komunikim ditorë dhe rezulton se kanë siguruar bazën për tre muaj dhe nuk ka asnjë arsye të bëhet pazari sikur nesër tregu do jetë bosh. Kreybashkiaku i cili drejton qytetin me numrin më të madh të popullsisë në apelin e tij drejtuar qytetarëve rikërkoi respektimin e karantinës dhe rregullave.

G.M.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • goni: 29/03/2020 17:35

    mir mo lali(k..i) po ti çfar po fal,?apo vetem i shtyn taksat. pse nuk i heq taksat per 6 muaj.

    Përgjigju
  • doni: 29/03/2020 14:49

    o erion veliaj mos na jep mend si te bejme bamiresi po ajt na i paguj ti qerat nga milionat qe ke vjedh qe mos ja kerkojm qiraxhive .. ne me ato qera hame buke e ato kredi qe i kemi ble sna i pagu ti .. ti meqe do te besh rolin e bamiresit na fal taksen e truallit ne pronareve e me ato lek ne jua zbresim qiraxhive .. mos na fol si e jema zeqos maj thanes

    Përgjigju
  • fiqte e mbetur te veliajt: 29/03/2020 14:43

    Me leket e mamit...qe kan mbetur akoma apo me kursimet e fiqeve fillo e shpernaji ne qytet ndihmat o te paturpe

    Përgjigju
  • Oligarket: 29/03/2020 14:42

    Po ata qe jetojne me qirane...si do jetojne...mire ketyre te bejne biznes dhe fitojne...po ju ulim dhe qerane e te tjereve. Te japin ndihme ata qe shteti ju dha toka prona e biznese me 1 euro. jo qerate e njerezve qe jetojne me ate gje

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?