Veliaj shoqërohet nga agjentët e BKH, 10 shkurt

Politikë

Veliaj: Ku është rreziku i arratisjes? Ditën e bastisjes isha në Gjermani dhe u ktheva, erdha dhe nga SHBA! A s'do mjaftonte mbajtja e pasaportës?

3 Mars, 14:48| Përditesimi: 3 Mars, 17:07

  • Share

TIRANË- Ndërsa e quan mbajtjen e tij në qeli një burgosje pa gjyq, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj në reagimin e radhës ngre pyetjen se “ku qëndron rreziku i arratisjes së tij”. Duke iu referuar dosjes hetimore, Veliaj shkruan se meqë prokurori Dado e akuzon për vepra penale që mund të shkojnë deri në 27 vite burg, gjyqtari Bano ka arsyetuar se ekziston rreziku i arratisjes nga Veliaj.

Por, në të njëjtën ditë që agjentët e BKH e arrestuan në zyrën e tij në Bashkinë e Tiranës, Veliaj thotë se u kthye nga Gjermania. Madje, thotë se udhëtoi edhe 2 herë në SHBA, më 30 dhjetor dhe 20 janar dhe u kthye sërish.

E duke dhënë këto detaje, Veliaj pyet se “ku është arratisja”, kur ndërkohë ai vetë u kthye në Shqipëri. “A nuk do mjaftonte masa e mbajtjes së pasaportës, që edhe ikja nga Olsi e Bani të mos cenohej, por edhe unë të vazhdoja punët për Tiranën, që s’duhet ndalur asnjë moment?”, shkruan Veliaj.

Postimi i plotë i Erion Veliajt

27 vjet vetmi

Mirëdita dhe agjërim të lehtë të gjithë vëllezërve dhe motrave.

Duke qenë se e keqja as nuk agjëron, as nuk pushon, por ushqehet përditë me ligësi dhe mashtrim, lipset që edhe unë, edhe ne, ta luftojmë përditë haramin që na rrethon.

Pasi u procedova me letrën anonime të Nesti Angonit, pasi u shpalla “i dënuar” që në faqe të parë, dhe pasi u parashtruan “krimet” që variojnë nga lodrat e djalit, te fushata në Rrogozhinë e Kavajë, dhe nga statuset e Facebook-ut tek ato në Instagram, lind pyetja:

Po në burg pse jam?

Thosh edhe Kafka te “Procesi”, mirë që jam fajtor pa faje e pa fakte, po dënimin pa gjyq pse? Tre janë faktorët që duhet të ketë parasysh Gjykata: rreziku i ikjes, prishja e provave dhe rrezikshmëria shoqërore.

T’i marrim me rradhë:

Rreziku i ikjes

Gjyqtari Bani arsyeton se meqë Ols Dado më akuzon për vepra që dënohen me 12 dhe 15 vjet - pra, 27 vite burg - unë do ikja nga Shqipëria. Po, po, ja lexojeni:

“Mund të arrihet në përfundimin logjik ligjor në formën e mundësisë së arsyeshme, mbi mundësinë reale të ikjes nëse nuk ndërhyhet për të caktuar një masë shtrënguese për këtë shtetas”.

Dyshohem nga Ols Dado se kam konsumuar 9 herë veprën penale të “Korrupsionit Pasiv të funksionarëve të lartë shtetëror ose i të zgjedhurëve vendor”, kryer në bashkëpunim, duke filluar që nga viti 2004, në moshën 25 vjeçare, bashkëpunim me persona që as i kam njohur atëherë dhe as kam parashikuar që do i njihja në të ardhmen.

Dyshohem nga Ols Dado se kam kryer më shumë se një herë veprën penale të “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose vemprimtari kriminale”.

E kuptuat? Meqë Olsi do kërkojë 27 plus vite burg, më duhet të burgosem që pa nisur gjyqi fare. Po unë isha në Gjermani në ditën e bastisjes dhe u ktheva menjëherë! Udhëtova edhe 2 herë në SHBA në 30 dhjetor dhe 20 Janar dhe u ktheva sërish. Ku është rreziku? Ku është arratisja? A nuk do mjaftonte masa e mbajtjes së pasaportës, që edhe ikja nga Olsi e Bani të mos cënohej, por edhe unë të vazhdoja punët për Tiranën, që s’duhet ndalur asnjë moment?

Por, siç komentonte Kafka për përndjekësit e tij tek “Procesi”: “Unë as e mendoj të iki nga këta dy përndjekës kaq shembullorë, të cilët më janë qepur pas me kaq zell dhe pasion, sa thuajse më dhimbsen t’i lë vetëm në gjykatë”.

Kjo për rrezikun e ikjes, nesër e pasnesër do të flasim për rrezikshmërinë time të lartë shoqërore.

Ju dua të gjithëve!

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sadiku: 03/03/2025 21:16

    E vërteta shumë shpejt do dal me shesh dhe do rikthehesh më i fuqishëm, ndërkohë mos u mërzit un do të kujdesem për Ajolen që mos t'i mungojë ansje gjë fare fare

    Përgjigju
  • E.VELIAJ: 03/03/2025 20:07

    ME NXIRRNI QE KETU SE U CMENDA,,,,AAAAAAAAAA..

    Përgjigju
  • eros: 03/03/2025 20:04

    NA TREGO PIS,,CILIN TAKOVE NE SHBA....

    Përgjigju
  • Kimi: 03/03/2025 18:59

    Edhe mbeshtetesit fanatik po te braktisin o Lali, shikoji komentet. Kur te ben partia " lanet" nuk te mbeshtesin as komentuesit! I merzite njerezit me sulmet e tua te peshtira dhe te perditshme ndaj prokurorit dhe bkh. Mjaton fakti qe nje fshesaxhi behet brenda dites milioner dhe blen pikturat e Ajoles per te kuptuar korupsionin tend. Mjaafton qe e bere tiranen te pabanueshme dhe me trafik torturues qe te marresh edhe mallkimet tona qe te kemi votuar per hater te PS. Jep llogari tani boll u qurravite.

    Përgjigju
  • Beni: 03/03/2025 18:18

    Prit o lali se ke pune me burgun,kaq shpejt u merzite

    Përgjigju
  • E vërteta: 03/03/2025 17:46

    Dhe mos harro fletërrufenë për kolegun fshesaxhi, fatorino dhe në fund biznesmen dashamirës arti dhe pikturash. Mos e lësho se nuk ka asnjë faj

    Përgjigju
  • O.d: 03/03/2025 17:32

    Nuk mjafton mbajtja e pasaportes nese rrezikon fshirje e zhdukje provash.

    Përgjigju
  • Mos u dorezo: 03/03/2025 15:12

    Mos u dorezo ERJON jemi me ty.

    Përgjigju
  • Bledar: 03/03/2025 15:12

    Kur do e keni gjygjin e apelit???

    Përgjigju
  • Shkodrani: 03/03/2025 15:05

    ...dhe ne fund fare mos harro te na flasesh edhe per prishjen e provave...sepse aty eshte kulmi i te gjithave!!! Forca Lali, mbahu fort dhe mos u dorezo. Tirana. tironcit jane me ty, nuk je vetem. Nese Zelensky nuk eshte vetem se ka Evropen, ti nuk je vetem se ke Tironen! Ols Dado po rezulton me torollak se Donald Trumpi...me nje ndryshim qe Trump e fut Dadon andej nga ka dale, kurse Dado e fut Trumpin...ne burg pa gjyq!!!

    Përgjigju
    • Lexuesi: 03/03/2025 15:08

      E fillove mire komentin. C’pate pastaj…?

  • Lexuesi: 03/03/2025 15:03

    Ndoshta Veliaj nuk arratisej, por si njeri me shume pushtet ai mund te ndikonte te mbledhja e metejshme e provave ose te shkaterrimi i provave aktuale. Dhe nese shpenzimet kane qene vertet aq te larta sa pretendohet, dyshimi per korrupsion eshte i arsyeshem. Ndaj masa justifikohet. Mos n’a beni per budallenj!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A nxorën primaret e PD-së kandidatët më të mirë për 11 majin?