TIRANË- Kryebashkiaku Erion Veliaj, në një reagim të radhës nga qelia, thotë se e kanë mbyllur në burg pa akuzë dhe e kanë dënuar pa gjyq. Veliaj, ka bërë një thirrje publike për të gjithë qytetarët që kanë kaluar me sukses fazën e parë të programit të kredisë së butë dhe u thotë që të sjellin dokumentacionin e nevojshëm në fazën e dytë brenda afatit të caktuar (4 mars).
Ai thekson se, pavarësisht se ndodhet i izoluar, mbetet i angazhuar në procesin e realizimit të projekteve sociale për qytetarët.
"Programi i kredisë së butë për çiftet e reja dhe familjet e pastreha është një nga projektet që kam më përzemër dhe gjatë këtyre viteve, pasi e rihapëm, kemi ndihmuar plot qytetarë të Tiranës që të blejnë shtëpinë e tyre me ndihmën e qeverisë dhe Bashkisë së Tiranës.
Edhe pse ndodhem i mbyllur në qeli pa akuzë, i dënuar pa gjyq, dua të ftoj çdo qytetar që ka aplikuar gjatë fazës së parë të programit (ku u shpallën fitues 2237 aplikues), që të sjellin dokumentacionin e nevojshëm në fazën e dytë.
Deri më tani, në fazën e dytë, kanë dorëzuar dokumentacionin për kredi të butë shume prej aplikuesve, ndërkohë që ka kohë deri në datën 4 Mars. Çdokush që është shpallur fitues i Fazës së Parë duhet të dorëzojë dokumentacionin e plotë brenda datës 4 Mars (pranë sporteleve të Zyrës së Shërbimeve me një Ndalesë në Rr. e Kavajës), pasi janë plot 1200 kuota në dispozicion. Nxitoni", shkruan Veliaj.
Të gjithë fituesit e Fazës së Parë të Programit “Subvencionimi i Interesave të Kredisë”, kanë afat të fundit për dorëzimin e dokumentacionit deri më 4 Mars 2025. Dokumentet dorëzohen pranë Zyrës së Shërbimeve me Një Ndalesë, Bashkia Tiranë.
Komente

Edhe ILIR META KESHTU THOTE,,,ME KANE ARRESTUAR KOT,,,,,,,POR DO KALBET BRENDA NE BURG BASHKE ME MONIKEN....
Përgjigju