Veliaj sërish thirrje transportit publik: Do monitoroj nëse punoni, nëse jo atëherë 'bella ciao'

30 Qershor 2020, 14:01| Përditesimi: 30 Qershor 2020, 15:36

  • Share

Kryetari i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj u ka bërë sërish thirrje kompanive të transportit publik që të fillojnë punën dhe se gjatë kësaj javë do të shoh raportet e monitorimit të frekuencave të kalimit të autobusëve dhe në fundjavë do të marrë një vendimin e do i shoh personalisht vetë këto frekuenca dhe kush kompani nuk i respekton atëherë 'Bella Ciao', humbet licencën dhe ne do gjejnë një tjetër operator. Veliaj tha se qytetarët dhe një vend nuk mund të mbahen peng i dëshirës së disa personave që kërkon të blejë jahte të reja dhe e shikon transportin publik si mënyrën për ta arritur këtë.

"Të gjithë linjat të kuptojnë se kush kanë pasur nevojë për bashkinë ne kemi qenë me ata dhe kur kanë pasur të drejtë i kemi mbështetur. Ajo që thonë disa kompani se unë do ta mbajë këtë licencë private deri sa të më dali mua llogaria, nuk shkon se ajo licencë do të hiqet sepse nuk na del ne si qytetar llogaria. Kemi filluar matjet e frekuenca çdo 5 minuta dhe do të prodhohet një raportit ditor dhe në fundjavë do të marr vendimin dhe javën tjetër bela ciao. Këto tre ditë do shoh personalisht vetë raportet dhe kush nuk e realizon do të shkojë në shtëpi dhe nuk mban peng dot vendin. Durimi ka kufi, robi të thotë një herë, dy herë dhe nëse dikujt nuk i del sepse ka blerë jahtin e ri dhe ka probleme të tjera në bizneset e tjera nuk është transporti publik i Tiranës mënyra për ta shlyer këtë. Kush nuk realizon frekuencën e punës le të shkojë ën shtëpi, të vajisë jahtin e vetë dhe nuk do të mbajë peng qytetin", tha Veliaj.

Veliaj tha se ai do të jetë në krah të transportit publik nëse ata nisin punë dhe do i ndihmojë në kërkesat e tyre të drejta, por nëse nuk nisin punën atëherë humbasin licencën e tyre javën tjetër.

"Do më kenë në krahë teksa negociojnë me qeverinë edhe për rimbursime të mundshme dhe lehtësuar të mundshme vetëm nëse më lënë të besojë se nuk e marrin si të mirëqenë mirëbesimin tonë por që e marrin seriozisht afatin, urdhrin dhe ligjin për t'iu rikthyer punës", tha Veliaj.

Unioni i Shoqatave të Transportit Publik ka deklaruar se nuk do të nisin këtë shërbim, pa iu plotësuar kërkesat që kanë dhe madje kanë zhvilluar disa në lidhje me këtë. Pagesa e dytë e luftës, heqja e akcizës për naftën si dhe e TVSH-së për vitin 2020, rimbursim për biletat për vendet bosh në autobusë dhe kategorive me libreza apo abonet janë ndër kërkesat që Transporti Publik nuk heq dorë.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?