Veliaj sfidon Bashën: Pse s’më hedh në gjyq kur them se e le protestën në Astir për makinën 130 mijë euro?

4 Tetor 2020, 19:28| Përditesimi: 4 Tetor 2020, 20:17

  • Share

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka sfiduar pasditen e sotme Lulzim Basha në lidhje me padinë në gjykatë, teksa theksoi se kreu i opozitës u tërhoq nga protesta në Astir pasi mori makinë 130 mijë euro nga “Viktoria Invest”, një prej kompanive që fitoi tenderin për ta ndërtuar rrugën.

Luli më kishte hedhur në gjyq, por më kishte hedhur në gjyq vetëm për një pjesë të gjërave. Pyetja e parë qe kam është: Ore, ky pse s’më hedh në gjyq për të gjitha? Fjala vjen pse nuk më hedh në gjyq kur i them që ai e la atë protestën e “Astirit” se kapi një makinë nga një nga kontraktorët. Ai e di që “Viktoria Invest”, 130 mijë euro makinë, ia dha Lul Bashës: “Lali mbylle gojën sepse unë e kam fituar tenderin” edhe e la protestën. Unë e di dhe çfarë pronash ka marrë. Jam gati ta provoj edhe për shtëpitë që ka këtu në kufi me Lundrën, atë e kap Petrela se një përrua i ndan. E di edhe që gënjen që pallati i tij nuk është prishur nga tërmeti sepse aty jetojnë të gjithë të tjerët”, tha Veliaj nga Farka. 

Drejtuesi politik i PS për Tiranën deklaroi se Lulzim Basha kërcënon çdo biznes me gjoba, gjersa të marrë pagesën.

“Pyetja është kur ky të mbyt në rrena në opozitë, siç ishte rrena e tramit - e ka parë njeri tramin në Tiranë? - imagjino çfarë rrenash dhe gjobash të vendos ky po të jetë në pushtet. Ky ka një listë pagesash mujore. Çfarë biznesi ke ti? Ti ke biznes rrugësh, ne do të shajmë ty në qoftë se ti nuk paguan biznesin në rrugë dhe të paguash tek kunati një kosto çdo muaj. Çfarë biznesi ke ti? Je ndërtues, ne do t’i sulemi lejeve të tua, siç iu sulëm lejeve tek hotel “Tirana”, por sapo ti na pagove ne e lamë atë. Çfarë biznesi ke ti? Ti ke fituar një tender elektronik; ti tenderin elektronik do ta ndash me ne dhe ne do t’i bëjmë bashkë ato gjurmët e gishtave, se po se bëre me ne, ne do të sulemi tek ty, do të degjenerojmë, po nuk pagove. Dhe kështu u vendosin gjoba çdo biznesi”, u shpreh Veliaj.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Politika: 04/10/2020 21:01

    Ti zoteri, ben mire qe keto qe paske dijeni te besh kallzim penal. Llafe ere degjojme cdo dite. Denonco qe secili te marre hisen e vet te ligjit. Boll 30 vjet ky keshtu e ai ashtu. Sbehemi ndonjehere po vazhduam keshtu.

    Përgjigju
  • Akrepi: 04/10/2020 20:47

    Zoteri Veliu , me te drejte ankohet se pse Basha nukse i ka vendos ne padi ndaj tij , te gjitha shpifiet qe Veliaj ka bere kundra Bashes . Mos keni merak , se me siguri do te paditeni edhe per shpifien e radhes . Ju ngulni kembe se zoteri Basha ka marre nje mjet , me nje cmim prej 130.000 evro dhoro nga dikush qe juve e njifni . Sa per dijeni ; ne dime -biles shume mir - se nje udheheqes apo lider partish qoft , nuk mund te marrij nje dhoro -nga askush-- me me shume se 50 evro , nese vertetohet marria e nje dhoro me shume se 50 evro , cilidoqofte lideri mban pergjegjesi me ligj . Atehere , zoteri Veliaj pse e fal zoterin Basha , per kete shkelie te rende --nese e ka bere -- , pa e paditur ne prekurorine e reformuar ?!. Mos edhe ju keni bere te njejten gje , me pare , dhe tani hajduti bertet ; zini hajdutin ?!. Sigurisht , ne e dim , denancimet tuaj ne media jane propagant , me mendimin se ju nuk mbani pergjegjesi se c'far thoni , kur beni propagante politike . Po mir ngjer ketu , per juve ; po ne populli , c'kusur kemi te genjehemi e mashtrohemi sistematikisht nga ju , politikanet tane !?. Ne s'ju kemi bere keq , te gjithe juve politikaneve . Ju kemi vene ne krye , ju kemi nderuar , ju kemi respektuar , ju kemi pasuruar ; Megjithe perkrahien qe ju bejme ,-- qe nukse ju takon--ju perseri mosmirenjohes jeni ndaj ne . Ja te shohim , ne te ardhmen , nese perseri ne s'kemi vene mend , atehere mbetet per tu thene : Mir na e beni !.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?