Nga Parku Olimpik i Tiranës, kryetari i Bashkisë Erion Veliaj ka shpallur të hapur mbrëmjen e sotme vitin e qytetit Europian të Sportit, titull që iu dha kryeqytetit shqiptar në Bruksel 2 muaj më parë.
Në ceremoninë e çeljes së vitit si Qyteti Europian i Sportit 2023, Veliaj tha se ashtu siç u ngrit infrastruktura arsimore në 2 vitet e fundit dhe siç Tirana u kthye në kryeqytetin Europian të Rinisë do të investohet edhe në sport dhe jo vetëm atë elitar, por edhe në portin komunitar për një qytet të shëndetshëm.
“Unë besoj se me këtë vit të sportit na jepet një shans i jashtëzakonshëm të bëjmë edhe shumë punë të tjera. Ky Park Olimpik këtu ishte një landfill i madh. Kush e mban mend, ditën e parë të punimeve ka qenë një pirg i madh dherash dhe plehrash. Por, kur ne shqiptarët si një skuadër e mirë sportive bëhemi bashkë, kemi rezultat, mund të punojmë duke ndihmuar njëri-tjetrin dhe mund të bëjmë punë të mrekullueshme sic kemi bërë këtu. Pak metra më tej kanë qenë për 20 vite të okupuara pishinat e Tiranës. Federata e notit duhet të shkonte nëpër hotele private që të kishte mundësinë për të zhvilluar një kampionat modest. Sapo i kemi çliruar pishinat e Tiranës,” u shpreh Veliaj.
Ai tha se stadiumi Dinamo dhe Pallati i Sportit Asllan Rusi janë dy investimet më të mëdha në sport të këtij viti.
“Kemi marrë një vendim të rëndësishëm që Pallatin e Sportit Asllan Rusi ta kthejmë me të njëjtat kushte por 10 herë më të madhe se kjo sallë e Parkut Olimpik për të pasur më në fund në Tiranë një arenë moderne europiane të lojërave me dorë, për volejbollin, basketbollin, hendbollin dhe shumë sport të tjera. Pallati i Sportit ka qenë hangar i avionëve në kohë të Italisë, në kohë të fashizmit kur në kohën e Laprakës dhe Fushës së Aviacionit pista e avionëve ishte aty. Ka ardhur koha edhe ky është viti kur Pallati i sportit do të ribëhet nga e para, më i madh, më i bukur dhe më i fortë për gjeneratën e çunave dhe gocave që meritojnë një arenë të mirëfilltë të lojërave me dorë,” tha Veliai.
“Pak metra më tej në të djathtë, jo në të majtë është ish-stadiumi Dinamo, stadiumi Selman Stërmasi. Një zonë shumë e bukur e Tiranës. Njësia 5 është thuajse qyteti i dytë në Shqipëri pas Tiranës. Unë besoj që historia e suksesit dhe fitorja që u provua me arenën kombëtare që transformoi të gjithë atë shesh, një shesh që i kishin dalë pllakat. Një stadium që në një cep kishte lavash dhe në një cep kishte gomisteri, sot është kthyer në një nga bizhuteritë e Tiranës ku vërtetë luhet një herë apo dy herë në javë ndeshje, por 24 orë në 7 ditë të javës ka jetë, ka ekonomi, ka lokale, ka kafe, aty kodohet, aty ka kompani të ndryshme dhe kemi gjetur një koncept ku sporti nuk rri në cep qytetit. Sporti është zemër të qytetit. Madje qyteti i sjell të gjitha shërbimet e tjera aty ku është sport. Kjo do të jetë nisma jonë për stadiumin e ri Selman Stërmasi dhe besoj që edhe njësia 5 si njësia 2 do të ketë një ambient fantastik për sport, për ekonomi dhe turizëm mu në zemër e njësisë së vet, këtu te stadiumi Dinamo,” shtoi Veliaj.
Si perfundim fikun e mamit do marresh ne 14 Maj.
PërgjigjuShumë mirë thotë parafolësi,mjaft me Pallate aty rreth e rrotull..!!..nderto një fushë tjetër aty në krahun tjetër, poshtë digës së Liqenit...!!
PërgjigjuMos nderto më Pallatet e bëje Park me Pemë e Hapësira publike edhe aty poshtë Digës së Liqenit..përbri Pishinave e Kalcetos,te rr e Kosovarëve???!!!!
Përgjigju